Insights

Alketa Vejsiu, Hirushja e Suedisë që se gjeti kurrë ‘këpucën’ e arsyes

1 Maj 2019, 10:37 Nga DOSJA

Rasti i Alketa Vejsiut është unik, special, i lezetshëm.

Moderatorja e Tv Klan, është ndoshta njeriu më i lumtur në Shqipëri, duke prezantuar vetëm programe lumturie, në një realitet tjetër nga ai që njohim të gjithë.

E quan veten gazetare, dhe ka zgjedhur të bëjë një detyrë në kundërshtim me shumë gazetarë që sot janë papunë, s’janë nënshtruar, apo janë larguar jashtë Shqipërisë si një nga zgjidhjet për një Shqipëri që fjalën e ka ende një luks që jepet vetëm kur pushtetit i pëlqen.

Deri këtu nuk ka asnjë problem.

Problemi i vërtetë ka nisur në momentin kur përveçse Vejsiu ka përdorur imazhin e disa fëmijëve për audiencë, propagandë mediatike, dhe meqënëse fëmija është i varfër, ajo rend për të marrë nga fama e tij.

Është njësoj si rasti, kur një dyqan vidhet dhe grabitësi kapet. Dëshmitarët rendin për të marrë meritat, ndërkohë që shumë prej tyre mund të kenë heshtur dhe ulur kokën.

Kështu bën edhe Alketa.

Kjo neoliberale, në tentativë për t’u bërë gazetare, e frymëzuar nga modelet amerikane të suksesit, vazhdon të mendojë se në Shqipëri ka vend për të bërë njerëzit për budallenj.

Sot, ajo ka shpërndarë postimet e portaleve ku pasqyrohet deklarata e saj për varfërinë, dhe shtëpinë që pikonte ujë.

Dikujt, kjo mund t’i duket e frikshme, mbytëse, patologjike, por asaj i duket normale.

 

 

Moderatorja me këpucët mbi 5 mijë dollarë, qan në ekran dhe tregon fabulën sesi nga e varfër u bë e pasur duke punuar shumë fort.

Edhe çfarë se Alketa ka jetuar në një shtëpi ku pikonte ujë? Shumë do të thoshin: “Po ne vijmë nga skamja, jemi populli që ka rrënjët në varfëri. Skenari i Hirushes do t’i shkonte Alketës në Suedi, por jo në Shqipëri”.

Ajo tenton të fyejë inteligjencën e shumë shqiptarëve që numërohen 3 herë para se të mbushin dhëmbët, dalin për darkë, apo ndërrojnë garderobën.

Gazetarja e synuar, Alketa se njeh varfërinë, e ajo s’mund të flasë për të.

Nëse e kundërta do ishte e vërtetë, do kishim një gazetare, jo një kukull që flet me pamjen e një veline që tundet në ekran.

Nëse e kundërta do ishte e vërtetë, Alketa dhe shumë show-girl të tjera, do kuptonin se në këtë vend kaq të vogël, përveç argëtimit do duhej të kishte një përshtatje të vërtetë me realitetin.

Do na duhej të shihnim jetën e vërtetë të shqiptarëve, jo atë të Instagram-it të Alketës, ku edhe nëse këput tulipanë në Holandë nuk është shkelje por ‘glam’.

Por në realitetin e Alketës, ka shumë drita dhe ngjyra… Shumë, shumë. S’ka varfëri, as papunësi, as mungesë parash.

Për më shumë ndiqni fotogalerinë e mëposhtme:

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog alketa vejsiu alketa vejsiu

Sondazh

Poll

Insights 1 Maj 2019, 07:39

Përfundimisht, nuk ka më komunistë

Nuk kemi parë një shfaqje të tillë të idiotizmit njerëzor, të besimit dhe të sjelljes absurde që nga histeria magjibërëse e Mesjetës. Unë i referohem natyrisht ...

Insights 30 Prill 2019, 07:03

“Taramelja” në kurthin e ekranit

Një status Facebook-u i javës së kaluar u bë shkas të sinkronizoja orën sot me Shqipërinë për të ndjekur show-n “Në kurthin e Piter Panit” me një fije shprese s...

Insights 29 Prill 2019, 19:05

Rama doli kokëulur nga Merkel

TIRANË- Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i t...

Insights 29 Prill 2019, 12:56

“Ëngjëjt e Amerikës” nudo dhe Teatri…

…në të cilin shkova duke paragjykuar, sepse diku në postimet e rrjeteve sociale, lexova: “Kujdes, skenat përmbajnë nudo të papërshtatshme”.Duket si përpje...