Teatri i qeverisë tranzitore dhe drama e opozitës tranzitore
1 Maj 2019, 19:30Nga DOSJA
Dështimi i protestave të dhunshme dhe katandisja e barrikadave të opozitës në prita rrugësh, tani po zëvendësohet me një teatër të ri, që Basha-Kryemadhi e kanë pagëzuar qeveri tranzitore. Përpjekja për të shpikur një fabulë që të mbajë gjallë kauzën e djegies së mandateve, po kthehet nga histori, në letërsi.
Edhe pse është e gjitha një shpikje qesharake, të bën përshtypje se dhe kjo krijimtari, është po aq mediokre sa shpikjet e disa javëve më pare, që nga boja ndaj kundërshtarëve, deri tek kapsollat dhe molotovët mbi Parlament e Kryeministri.
Së pari, është e paqartë se kush po e harton këtë programin e qeverisë tranzitore, pasi sipas asaj që kanë thënë në fillim, kjo do ishte një qeveri me kryeministër socialist, biles janë shprehur dhe për preferencat e tyre brenda socialistëve.
Nëse i qëndrojnë akoma kësaj ideje, duhet së paku të gjejnë dhe ndonjë socialist për të konsultuar programin, që të jenë të rakorduar. Nëse e kanë ndryshuar idenë që nuk do t’i fusin fare socialistët në qeveri, të paktën ta thonë, që të ata të jenë të qetë e të merren me fushatën.
Së dyti, është e paqartë se kush do t’i përzgjedhë ministrat, Luli, Mona, gjithë opozita, apo dhe Edi Rama. Nëse është dhe ky i fundit, është e paqartë nëse do t’ia çojnë me pëllumb postier mesazhet, që të mos kompromentohen, apo do flasin në Facebook fshehurazi.
Së treti, ky bllokimi i rrugëve që është zgjeruar, përsëri ka ngelur deri në kryqëzimin e Sheqit në Fier. A është kjo pafuqi e opozitës për të qenë forcë kombëtare, apo duan të imitojnë vitin 1997, që nuk e kalonin dot Shkumbinin?
Se një opozitë serioze, që siç thotë Luli, është dhe shumica e vetme në vend, duhet të jetë në këmbë qoftë dhe si bandë, nga Saranda në Tropojë.
Së katërti, kur flasin të gëzuar për Samitin e Berlinit, duhet dhe të shpjegohen përse janë gëzuar, pasi Gjermania, biles partia e Merkelit, vazhdon ta dënojë djegien e mandateve dhe po bën thirrje të rikthehen brenda sistemit, biles duke cituar “një fillim të ri”.
Nëse janë gëzuar për këtë gjë, të na e thonë dhe ne të tjerëve të gëzohemi bashkë, vetëm se duhet të biem dakord që “fillimi i ri” i vitit 2019, nuk është si ai i 2001, prapë me Doktorin. As me marionetat e tij.
Së fundi, harxhimi i kaq shumë energjish për të gënjyer nja 10 bashkiakë që të mos rikandidojnë, duket shpenzim i madh dhe në vend të qeverisë tranzitore, nuk është keq të mendojnë për një opozitë tranzitore, e cila do kalojë pushtetin nga opozita e Berishës, tek një opozitë e re e besueshme, që mund ta trondisë vërtet këtë shumicë, e cila fuqinë më të madhe morale, nuk e ka brenda saj, por tek ata që ka përballë.
Më këtë rast mund të na e kursejnë këtë teatrin që nuk të bën as për të qeshur, as për të qarë. Mund të na bëjnë së paku t’i marrim seriozisht.
Uat dhë fak!… I dashur Naltgjatësi! I dashur Lider Global! I dashur Skënderbe i Spiropalit! I dashur elokuent i batutave, sharjeve dhe “ironive”! I dashur komed...
Në vitet e diktaturës ishte e zakonshme që të rinjtë e shkollave të mesme shkonin nëpër fshatra malorë për shfaqje me valle e këngë. Quheshin brigada kulturore....
Rasti i Alketa Vejsiut është unik, special, i lezetshëm. Moderatorja e Tv Klan, është ndoshta njeriu më i lumtur në Shqipëri, duke prezantuar vetëm programe lum...
Nuk kemi parë një shfaqje të tillë të idiotizmit njerëzor, të besimit dhe të sjelljes absurde që nga histeria magjibërëse e Mesjetës. Unë i referohem natyrisht ...
TIRANË- Nuk ka se si te jene me te qarte lideret Evropian, e direkte porosia e thjeshte por determinuese per Ballkanin. Ka kohe qe eshte pritur nje lidersh...
Fermerët në Prizren janë përballur këtë pranverë me kapriçot e motit dhe hakmarrjen e një ariu. Mediat dixhitale gëlojnë nga pamjet e ariut që hyn në qyt...
Stabilitet, stabilitet, stabilitet – ky është elementi bashkues që do ta bëjë Gjermaninë dhe Francën të kujdesen sërish më intensivisht për vendet e Ballk...
Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë sygjeruar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, aspirante për t’ju bashkuar BE-së...
Një status Facebook-u i javës së kaluar u bë shkas të sinkronizoja orën sot me Shqipërinë për të ndjekur show-n “Në kurthin e Piter Panit” me një fije shprese s...
TIRANË- Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i t...