Insights

Komunizëm, kur i ruanim karamelet me çelës

1 Maj 2019, 10:59 Nga DOSJA
Komunizëm, kur i ruanim karamelet me çelës

Në vitet e diktaturës ishte e zakonshme që të rinjtë e shkollave të mesme shkonin nëpër fshatra malorë për shfaqje me valle e këngë. Quheshin brigada kulturore.

Në një veprimtari të tillë u gjenda dhe unë. Isha në vitin e dytë gjimnaz,15 vjeç. Na çuan në fshatra të Oparit,rrëzë malit të Ostrovicës,i cili mbante dëborë dhe gjatë verës.

Mbasdite tek sheshi i fshatit kënduam ca këngë e pastaj u ndamë dy nga dy nëpër shtëpiat e fshatarëve.

-Leksi më thonë,-na tha një burrē i gjatë.-Do vini nga unë.

Shtëpinë e kishte tek lagja sipër. Ndaj unë dhe Raqka ecëm në monopate pas tij e mbërritëm në një shtëpi përdhese. Hymë tek dhoma e miqve dhe mbaj mend që dëgjohej një e qarë e fortë fëmije.

-Po të sjell një sheqerkë (karamele),-i tha Leksi gruas. Dhe nxorri nga xhepi një çelës të madh. Hapi dollapin dhe pasi mori sheqerkën e mbylli me çelës.

-Kam tre djem. Po ky i vogli seç ka e nuk pushon. Po ju shtrihuni e flini. Gati i keni dyshekët.

Vërtet në tokë ishin dy dyshekë. Nuk hëngrëm gjë dhe gjumë. Ishim të lodhur. Dhe e qara sikur pushoi.

Duhet të kem fjetur ca orë kur më zgjoi kërcitja e çelësit te dollapi. Leksi me siguri mori një sheqerkë tjetër. Fëmija qante pa pushim. Më pas heshti.

Në mëngjes hëngrëm bukë misri me pak vaj e kripë. Nuk e shtynim dot. Leksi na la tek sheshi e u tret. Me siguri skërkave për mbjellje a prashitje.

Ia thashë Gavrilit,mësuesit tim të fizikës.

-Sheqerka është ushqimi i shumë fëmijëve në këto zona. Se nëna jep qumësht kur ha diçka. Ndërsa çelësi i ruan nga fëmijët e rritur se karamelet nuk gjenden lehtë këtej rrotull.

Mësuesi im kaq hapur na i thoshte sa pas ca vitesh e internuan në atë fshat. Atje dhe vdiq.

E besova fjalën e tij se mungesat zbritën dhe në qytet. Shumë familje si biberon u vinin bebeve nje karamele a copë llokumi në një napë.

Na gënjenin për botën që vuante,që njeriu hante njeriun, por po na ngordhnin dhe për ushqimet bazë. I bënë familjet të ruanin me çelsa edhe sheqerkat. Një mjerim rrënqethës.

Nuk do besojnë brezat se kjo histori është reale, e jetuar. Nuk do na quajnë normalë kur t’i rrëfejmë. Janë të lajthitur, do thonë, paskan rrjedhur fare. Eh…

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

blog blog agim xhafka dikur dosjadikur komunizmi agim xhafka dikur dosjadikur komunizmi

Sondazh

Poll

Insights 1 Maj 2019, 07:39

Përfundimisht, nuk ka më komunistë

Nuk kemi parë një shfaqje të tillë të idiotizmit njerëzor, të besimit dhe të sjelljes absurde që nga histeria magjibërëse e Mesjetës. Unë i referohem natyrisht ...

Insights 30 Prill 2019, 07:03

“Taramelja” në kurthin e ekranit

Një status Facebook-u i javës së kaluar u bë shkas të sinkronizoja orën sot me Shqipërinë për të ndjekur show-n “Në kurthin e Piter Panit” me një fije shprese s...

Insights 29 Prill 2019, 19:05

Rama doli kokëulur nga Merkel

TIRANË- Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i t...

Insights 29 Prill 2019, 12:56

“Ëngjëjt e Amerikës” nudo dhe Teatri…

…në të cilin shkova duke paragjykuar, sepse diku në postimet e rrjeteve sociale, lexova: “Kujdes, skenat përmbajnë nudo të papërshtatshme”.Duket si përpje...