Insights

FT: Franca dhe Gjermania ‘dush të ftohtë’ shpresave të vendeve Ballkanit për pranimin imediat në BE

30 Prill 2019, 09:59 Nga DOSJA
FT: Franca dhe Gjermania ‘dush të ftohtë’ shpresave

Kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron kanë sygjeruar gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, aspirante për t’ju bashkuar BE-së, që prespektivën e tyre ta përdorin për të vendosur rregull në “shtëpitë” e tyre.

Marcon u fokusua në nevojën për stabilitet politik në rajon duke u shprehur se Parisi do të asistonte në reformën ekonomike, sociale, të sigurisë dhe të sundimit të ligjit përmes procesit të zgjerimit të BE.

“Do të punojmë së bashku në stabilitetin e rajonit. . . Që nga viti 2000, ne jemi tërhequr nga zona por sot ne do të rikthehemi për të punuar së bashku.”

BE ka zgjatur për shumë kohë mundësinë e sjelljes së vendeve të Ballkanit në bllok në mënyrë që të nxiste përparimin ekonomik dhe për të përmirësuar stabilitetin më të gjerë rajonal.

Mali i Zi dhe Serbia tashmë kanë hapur zyrtarisht negociatat për t’u bashkuar me BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut janë kandidate dhe shpresojnë që të marrin dritën e gjelbër në samitin e qershorit.

Zonja Merkel tha se shpresonte gjithashtu që takimi i Berlinit të kontribuonte edhe në zgjidhjen e mosmarrëveshjes mes Serbisë dhe Kosovës, lidhur me njohjen e pavarësisë. Kancelarja gjermane ka qenë një kundërshtare e çdo zgjidhjeje që ka si ide ndryshimin e territoreve. Ndërsa Washingtoni dhe Brukseli janë shprehur se do ta mbështesnin një marrëveshje të tillë.

Burime thonë se zonja Merkel dhe zoti Macron organizuan Samitin për shkak të shqetësimeve lidhur me zhvillimet në rajon, pavarësisht suksesit të marrëveshjes së emri të Maqedonisë Veriore me Greqinë.

“Nëse shikoni drejtuesit që bëjnë thirrje për rishikimin e kufijve, që shohin minoritetet si kërcënime dhe rritjen e kapaciteteve ushtarake, atëherë themi me siguri se këto trende janë shqetësuese “, tha Adi Cerimagic, një analist me bazë në Berlin me Iniciativën Evropiane të Stabilitetit dhe një autor i një raportin e fundit për rajonin.

“Ky samit shërben për t’u kujtuar atyre se BE është ende atje për ta.”

Konferenca vjen pasi Brukseli ka ngritur alarmin lidhur me ndikimin e madh që po shpërndan Kina dhe Rusia në rajon. Macron tha se e kuptonte se edhe aktorët e tjerë kishin interesat e tyre në Ballkan, por është e qartë se interesat evropiane kanë më shumë rëndësi”.

Marrë dhe përkthyer nga Financial Times

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione angela merkel dialogu kosove-serbi edi rama emmanuel macron hapja e negociatave samiti i berlinit angela merkel dialogu kosove-serbi edi rama emmanuel macron hapja e negociatave samiti i berlinit

Sondazh

Poll

Insights 30 Prill 2019, 07:03

“Taramelja” në kurthin e ekranit

Një status Facebook-u i javës së kaluar u bë shkas të sinkronizoja orën sot me Shqipërinë për të ndjekur show-n “Në kurthin e Piter Panit” me një fije shprese s...

Insights 29 Prill 2019, 19:05

Rama doli kokëulur nga Merkel

TIRANË- Angela Merkelit i ka ndodhur e njëjta gjë me ata që janë gënjyer gjatë nga Rama; refuzimi për ta kredituar sërish. Ky mund të ishte konkluzioni i t...

Insights 29 Prill 2019, 12:56

“Ëngjëjt e Amerikës” nudo dhe Teatri…

…në të cilin shkova duke paragjykuar, sepse diku në postimet e rrjeteve sociale, lexova: “Kujdes, skenat përmbajnë nudo të papërshtatshme”.Duket si përpje...

Insights 28 Prill 2019, 05:46

Fundi i keq i Sali Berishës

Me Sali Berishën kam vetëm një problem.Jo mbi ato që i thotë për mua dhe Kosovën, por për faktin pse atij ende i duhet Kosova – dhe unë.Jemi në një kohë kur dat...

Insights 27 Prill 2019, 14:24

Kush e ka plaçkitur Universitetin e Tiranës?

TIRANË- Kërkesë për transparencë që organet që e kanë detyrë t’a bëjnë!Përse kanë goditur, plackitur, grabitur, bërë fërtele, leckë rrëzuar përdhé kështjel...

Insights 27 Prill 2019, 13:36

A po ndodh një risi në botën shqiptare?

Filizat e risive në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoninë Veriore?1.E mora, të cituar nga shkrimi i një autori tjetër të botuar në “Koha Ditore” pikënisjen për këtë s...