Politike

Rama nis fushatën në Korçë: 3-4 vitet e ardhshme do të shohim për tregje në Lindje, dozat e Pfizer vijnë të hënën, do

30 Janar 2021, 08:09 Nga DOSJA
Rama nis fushatën në Korçë: 3-4 vitet e ardhshme do

KORÇË– Kryeministri Edi Rama ka nisur jozyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021 në Korçë, ku zhvilloi një bashkëbisedim, format i ngjashëm me atë të kryedemokratit Lulzim Basha, ku në rolin e “gazetarëve”, ishin qytetarët e përzgjedhur për takimin me kryeministrin. Rama foli për disa çështje, përfshirë këtu edhe konfirmimin se të hënën do të nisë furnizimi i vaksinave kundër Covid-19, nga Pfizer.

Kreu i qeverisë, tha se furnizimi do të nisë me një sasi më të vogël se ajo e premtuara, por dozat do të vijnë duke u rritur shpejt. Po ashtu, ai tha se vendi ynë është drejt përfundimit të një kontrate me kompaninë ‘AstraZeneca’ për të sjellë në vendin tonë vaksinën anti-covid.

Ndër të tjera, kreu i shtetit ka folur edhe rreth largimit të të rinjëve duke thënë është e drejta e çdokujt që të largohet nga vendi nëse dëshiron. Po ashtu tha se largimi i të rinjëve nga vendi i tyre është një fenomen që ndodh edhe në vendet e BE.

Numri një i qeverisë, ka sulmuar sërish Bashkimin Evropian, duke i hapur rrugë një bashkëpunimi të “gjerë” ekonomik me vendet e Lindjes. Rama tha se Shqipëria nuk do të presë BE, por në 3-4 vitet e ardhshme do të punojë që të sigurojë mundësi në dalje në tregje të tjera, kryesisht në Lindje, që sipas tij, ka më shumë hapësirë.

Kryeministri  i ka kthyer përgjigje edhe opozitës e cila denoncon përfitimet që sipas saj marrin një grusht oligarkësh në Shqipëri prej qeverisë. Ai tha që ato që opozita i quan ‘oligarkë’, janë kontributorë drejtpërdrejt në buxhetin e shtetit. Gjithashtu Rama, se nëse Partia Socialiste merr mandatin e tretë qeverisës, atëherë në Korçë do të ndërtohet edhe resorti i parë i skive. 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll