Politike

Ministrja pa shtëpi? Elisa Spiropali i “qetëson” të gjithë: Kam apartamant, mos u shqetësoni!

29 Janar 2021, 20:41 Nga DOSJA
Ministrja pa shtëpi? Elisa Spiropali i “qetëson” të

TIRANË– Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka komentuar skedën e saj të pasurisë. E ftuar në emisionin “Zonë e lirë”, ministrja i ka “qetësuar” të gjithë duke pranuar se ka një apartament, por është në emër të bashkëshortit të saj. (Shiko këtu)

Sipas Spiropalit, banesa është deklaruar që në vitin 2012, duke shtuar se ka deklaruar çdo posedim të saj.

“Më kishin nxjerrë deklaratën se nuk kisha shtëpi. E ka deklaruar bashkëshorti im që në 2012. Mos u shqetësoni. Kam apartamant kam. Kam deklaruar cash-in që në 2013. Të jeni të sigurtë që kontrollohemi çdo 6 muaj. Kemi kontrolle periodike. I kam të gjitha brenda ligjit. Është deklaruar në 2013 dhe ishin kursime të shumë viteve,”-tha Spiropali.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike elisa spiropali pasuria e elisa spiropalit elisa spiropali pasuria e elisa spiropalit

Sondazh

Poll