Bota

Veseli mbledh krerët e shtetit të Kosovës: Nuk do t’i nënshtrohemi Vuçiçit

3 Maj 2019, 13:34 Nga DOSJA
Veseli mbledh krerët e shtetit të Kosovës: Nuk do t’i

KOSOVË– Krerët e shtetit të Kosovës janë mbledhur ditën e sotme për të diskutuar në lidhje me dialogun me Serbinë.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ishte ai që mblodhi presidentin e vendit, Hashim Thaçi, kreun e qeverisë, Ramush Haradinajn dhe anëtarët e ekipit negociator në procesin e dialogut me Serbinë, Zv.kryeministrin Fatmir Limaj dhe drejtuesin e Partisë Socialdemokrate, Shpend Ahmetin.

Haradinaj u tregua sërish i prerë në lidhje me taksën e vendosur ndaj produkteve serbe.  Ndërsa Veseli u shpreh se vendimi për dialogun me Serbinë do të merret mes tyre, pasi janë një shtet Sovran tashmë.

Kurrë s’kemi për t’u nënshtruar ndaj Serbisë dhe ndaj Vuçiçit. E marrim vendimin sipas interesit tonë si shtet i pavarur dhe sovran, me maturi e me mençuri, sipas asaj që thonë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe partnerët tanë”, tha Kadri Veseli.

Më tej kreu i Kuvendit shtoi se pret që SHBA-të të përfshihen drejtpërdrejt në lidhje me problematikat me Serbinë.

Një nga shtetet më domethënëse, mike për Kosovën, por edhe me rolin më të fuqishëm global në rruzullin tokës është SHBA,”- përfundoi Veseli.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dialogu serbi-kosove fatmir limaj kadri veseli ramush haradinja shpend ahmeti dialogu serbi-kosove fatmir limaj kadri veseli ramush haradinja shpend ahmeti

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2019, 10:46

Si përgatitej India për ciklonin “Fani”

INDI- Teksa parashikuesit paralajmëruan për stuhinë më të fortë në 20 vitet e fundit,  për të goditur Indinë,  zyrtarët e vendit filluan të veprojnë menjëherë, ...