Bota

Bëri shqiponjën me duar por u ‘masakrua’ nga serbët, flet shqiptari: Jeta ime është në rrezik

3 Maj 2019, 10:24 Nga DOSJA
Bëri shqiponjën me duar por u ‘masakrua’ nga serbët,

SERBI– Bukëpjekësi shqiptar Mon Gjuraj ka folur për herë të parë pas kërcënimeve të marrë në Serbi pas fotos së publikuar prej tyre me simbolin e shqiponjës me duar. (Lexo këtu)

“Kjo ka shkuar shumë larg. Kjo është hera e parë që ndjej se jeta ime është në rrezik,”-tha 34-vjeçari. 

Mon Gjuraj i përket pakicës së vogël shqiptare të Serbisë, i cili u vu në qendër të vëmendjes nga nacionalistët pasi kishin gjetur në Facebook-un e tij një foto ky i riu shqiptar bënte me duar simbolin e shqiponjës.

Më 27 prill, nacionalistët serbe u mblodhën para furrës, bërtitën slogane nacionaliste, luajtën këngë patriotike serbe dhe vendosën në xhamat e dyqanit në ngjitëse që lexonin “Kosova është Serbi”. Madje nacionalistët serbë e çuan “hakmarrjen” e tyre një hap më tej duke lënë një kokë derri në dyqan. Kjo pasi shqiptari i përkiste besimit mysliman dhe nuk konsumonte mishin e derrit.

Por edhe pas shumë sulmeve,  Gjuraj sërish nuk dëshiron të largohet nga Serbia.

“Unë jetoj këtu, punoj këtu dhe paguaj taksat këtu. Këtu shkojnë fëmijët e mi në shkollë. Do të qëndroj. Edhe pse sa herë që luan Serbia, dikush vjen dhe thyen dritaret e furrës ose dëmton makinën time,” tha ai.

Reagime ka pasur edhe nga politika, Milica Djurdjevic, nga lëvizja e të djathtës Zavetnici, shkroi në Facebook se fshati ishte “bërë objekt i Shqipërisë së Madhe“.

“Pyes veten … se si është e mundur që separatistët shqiptarë të hapin në mënyrë publike furrën e bukës dhe të ecin me armë në Banat“, tha Djurdjeviç.

Asnjë reagim nuk ka pasur nga qeveria, ku ministri i Brendshëm Nebojsha Stefanoviç ka minimizuar seriozitetin e ngjarjes duke këmbëngulur se Beogradi ishte një qytet mikpritës.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni mon gjuraj serbi shqiptari ne serbi mon gjuraj serbi shqiptari ne serbi

Sondazh

Poll