Bota

Mbretëri e Bashkuar/ 20 mijë bileta falas, 18-vjeçarët do të eksplorojnë Europën me tren

3 Maj 2019, 10:49 Nga DOSJA
Mbretëri e Bashkuar/ 20 mijë bileta falas, 18-vjeçarët do

MBRETËRI E BASHKUAR– Çdo qytetar europian i lindur mes 2 korrikut  të vitit 2000 dhe 1 korrikut të vitit 2001 mund të aplikojë për biletat online nga ora 12:00, deri më 16 maj në orën 12 pasdite, duke fituar një udhëtim falas deri në 30 ditë për të paktën një vend të huaj.

Udhëtimi do të jetë kryesisht me hekurudhë, por edhe me autobus dhe traget për të siguruar qasje të gjerë. Me 20,000 bileta gjithsej të shpërndara në secilin vend anëtar të BE-së në përpjesëtim me popullsinë e tyre, pak më shumë se 2,500 qytetarë britanikë të moshës 18 vjeç duhet të kualifikohen.

Në Mbretërinë e Bashkuar ka rreth 720,000 18-vjeçarë, që do të thotë se vetëm një në 288 prej atyre që kualifikohen, do të përfitojnë. Vitin e kaluar Parlamenti Europian filloi programin vjetor për të inkurajuar qytetarët 18 vjeçarë të BE-së për të udhëtuar.

Edhe pse Brexit do të zhvillohet më 31 tetor 2019, rregullat thonë se pjesëmarrësi duhet thjesht “të ketë shtetësinë e një prej Shteteve Anëtare të Bashkimit Europian në kohën e vendimit për dhënien e vendimit”.

Deputetët thonë: “Nxitja e qytetarëve të rinj të BE-së për të udhëtuar në BE dhe për të takuar njerëz nga vendet e tjera do të nxisë identitetin evropian dhe do të përforcojë vlerat e përbashkëta të BE-së”.

Pjesëmarrësit me lëvizshmëri të reduktuar ose nevoja të veçanta mund të kenë të drejtën për ndihmë shtesë. Do të ofrohet mbështetje financiare për një person shoqërues ose qen për ata me dëmtime shikimi.

Akomodimi, jetesa ose shpenzime të tjera që lidhen me udhëtimin do të mbulohen nga pjesëmarrësit.

Marrë dhe përshtatur nga: The INDIPENDENT

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota 18-vjeçarët 20 mijë bileta brexit europe me tren udhëtim falas 18-vjeçarët 20 mijë bileta brexit europe me tren udhëtim falas

Sondazh

Poll

Bota 3 Maj 2019, 10:46

Si përgatitej India për ciklonin “Fani”

INDI- Teksa parashikuesit paralajmëruan për stuhinë më të fortë në 20 vitet e fundit,  për të goditur Indinë,  zyrtarët e vendit filluan të veprojnë menjëherë, ...