Aktualitet

Ngjarja pas një konflikti të çastit/ Plagoset me thikë një 16-vjeçar në Shkodër, kapet autori i ngjarjes

29 Janar 2021, 14:02 Nga DOSJA
Ngjarja pas një konflikti të çastit/ Plagoset me thikë

SHKODËR– Një 16-vjeçar është plagosur ditën e sotme në qytetin e Shkodrës. I riu ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Policia ka bërë të mundur identifikimin dhe arrestimin e autorit, i cili është një shtetas 18-vjeçar me inicialet K.L. Grupi hetimor dhe policia po vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes

Njoftimi i plotë:

Më datë 29.01.2021, rreth orës 13:40, në lagjen Salo Halili, Shkodër është plagosur me një mjet prerës (thikë) shtetasi A. T. 16 vjeç banues në lagjen ‘’Ahmet Haxhija’’, Shkodër, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër jashtë rrezikut për jetën.Menjëherë është organizuar puna nga Policia dhe është bërë identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar shtetasit K. L. 18 vjeç banues në lagjen Shirokë, dyshohet që ngjarja ka ndodhur pas një konflikti te çastit.Veprimet po kryhen me grup hetimor dhe po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset 16 vjecari ne shkoder plagoset 16 vjecari ne shkoder

Sondazh

Poll