Aktualitet

I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet një person në Vlorë

29 Janar 2021, 13:48 Nga DOSJA
I shpallur në kërkim ndërkombëtar, arrestohet një

VLORË- Një person është arrestuar ditën e sotme në Vlorë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të një postimi në Facebook.  Perosni me iniciale A.Ç 26 vjeç ishte i shpallur në kërkim nga Italia për shkak se ka qenë anëtar në një ‘Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Vlorë. Vijojnë operacionet e njëpasnjëshme për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar. Vihet në pranga një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia, me qëllim ekstradimi drejt këtij shteti. Operacioni nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Interpol Tirana.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar e ndërkombëtar, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit A. Ç., 26 vjeç, banues në fshatin Xhyherinë, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, pasi Gjykata e Lecce-s, Itali, me vendimin e datës 21.11.2019, i ka caktuar masën “Arrest në burg”, për veprën penale “Organizatë kriminale me drejtim trafikimin e narkotikëve” parashikuar nga Kodi Penal italian dhe ligji “Për drogat”. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet policia e shtetit policia e shtetit

Sondazh

Poll