Aktualitet

Kush e vrau Flamur Beqirin? Të akuzuarit dalin në gjyq, mohojnë përfshirjen në ekzekutim, Policia kërkon 22-vjeçarin nga

28 Janar 2021, 19:30 Nga DOSJA
Kush e vrau Flamur Beqirin? Të akuzuarit dalin në gjyq, mohojnë

BRITANI E MADHE– Të akuzuarit kryesorë për vrasjen e Flamur Beqirit, para shtëpisë së tij në Londër, kanë dalë në sallën e gjyqit. Gjatë seancës gjyqësore të gjithë kanë mohuar se janë autorët e vrasjes së 36-vjeçarit, i cili u ekzekutua në sy të bashkëshortes dhe djalit më 24 dhjetor 2019.

Dyshohet se personi i armatosur që ka qëlluar ndaj tij është “kickbokseri” 23-vjeçar, Anis Fouad Hemissi, i cili raportohet drejt Anglisë vetëm 4 ditë para se Beqiri të vritej dhe më pas u kthye sërish drejt Kopenhagenit. Megjithatë ai ka mohuar gjithçka, njësoj si të akuzuarit e tjerë. Hemissi doli përpara gjykatës bashkë me Tobias Andersson, 31 vjeç, i cili u ekstradua nga Suedia në nëntor, ka mohuar akuzën për vrasje. Ndërsa Clifford Rollox dhe Estevan Alexis Pino-Munizaga, nuk ishin të pranishëm në gjykatë, pasi ishin vetëizoluar.

Ndërkohë që Policia ka deklaruar se një shtetas tjetër suedez, 22 vjeç, i cili është akoma subjekt i ekstradimit është përfshirë në listën e të dyshuarve, por ende nuk është bërë me dije identiteti i tij.

Beqiri, shqiptar me shtetësi suedeze, jetonte prej të paktën 5 vitesh në Londër, para se të qëllohej me armë zjarri për vdekje në oborrin e vilës së tij. Policia dyshon se ai u vra për shkak të konflikteve për pazaret e drogës. Kjo pasi në Suedi, Beqiri rezulton me çështje penale për trafik droge.

Marrë nga Metro

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet flamur beqiri vrasja e flamur beqirit flamur beqiri vrasja e flamur beqirit

Sondazh

Poll