Aktualitet

DËSHMIA: Si nisi sherri për vrasjen e Mario Metajt? Flet shoku i autorit, tregon ‘paralajmërimin’ për ta shpëtuar. Vras

28 Janar 2021, 19:17 Nga DOSJA
DËSHMIA: Si nisi sherri për vrasjen e Mario Metajt? Flet shoku i

GREQI– Një 31-vjeçar shqiptar, i prangosur për vrasjen e bashkëkombasit të tij, Mario Metaj pak ditë mëparë në Patra, do të dalë nesër para Gjykatës. Gjatë marrjes së tij në pyetje, 31-vjeçari mohon akuzat se ka marrë pjesë në vrasjen e 27-vjeçarit, bashkë me shqiptarin tjetër, i cili është identifikuar si A.M., 26 vjeç. 

Në rrëfimin e tij, 31-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk është bërë me dije, tha se Mario Metaj u kishte thyer xhamin e makinës, duke i sulmuar me kaçavidë. Më pas ai pretendoi 26-vjeçari, i cili ishte ende në makinë, qëlloi dy herë në ajër për të shpërndarë personat që e shoqëronin Metajn, por askush nuk u tërhoq. 

Sipas mediave greke, 31-vjeçari raportoi se u largua nga skena i plagosur, duke vrapuar në zonën e Hagia Sophia, duke u strehuar në një dyqan. Atje ai u lokalizua dhe ra viktimë e një rrahjeje të egër nga vëllai i viktimës në prani të një shoku të 32-vjeçarit. Episodi thuhet se përfundoi me ardhjen e një klienti të dyqanit.

I arrestuari, i cili po përballet me një vepër penale, pretendon se jo vetëm që nuk ishte në vendin e ngjarjes në kohën e të shtënave, por se nuk i dëgjoi ato. Mediat greke bazuar në burimet nga autoritetet thonë se 26-vjeçari me inicialet A.M. është larguar për në Shqipëri pwr t’u fshehur, pasi i trembet një hakmarrje nga familja e viktimës.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet mario metaj vritet mario metaj mario metaj vritet mario metaj

Sondazh

Poll