Politike

Në krye të LSI-së, Kryemadhi rrëfehet në Përrenjas: Për një grua është e vështirë, në një ambient maskilist…

28 Janar 2021, 20:25 Nga DOSJA
Në krye të LSI-së, Kryemadhi rrëfehet në

PËRRENJAS- Kryetarja e Partisë Lëvizja Socialiste për Integrim,  Monika Kryemadhi ka zhvilluar një takim me gratë në Përrenjas, ku ka folur edhe për vështirësitë në politike.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi u shpreh se ka pasur mbështetje nga gratë në LSI, por edhe jashtë saj. Ajo ka thënë se është e vështirë për një grua që të jetë në krye të një partie,  sado e fortë të jetë ajo, në një ambient që është edhe pak maskilist.

“Të hapësh sot një biznes në Përrenjas dhe ta mbash atë është shumë e vështirë, aq më shumë kur mundësitë ekonomike janë shumë të vogla, që njerëzit të vijnë dhe të konsumojnë në një biznes. Pika kryesore e jona është fuqizimi i gruas. Por nga ana tjetër edhe përfshirjen e tyre në vendimmarrjen politike. Ne na duhet të krijojmë hapësira më shumë për gratë dhe vajzat tona, sepse kjo është një nga pikat e forta që kemi si LSI. Dhe unë si Kryetare partie e kam ndjerë mbështetjen e fortë të grave dhe vajzave, sidomos të mikeve që janë jo vetëm në LSI, por edhe jashtë saj. Sepse në fund të fundit për një grua është shumë e vështirë, sado e fortë të jetë ajo, në një ambient që është edhe pak maskilist”,- tha Kryemadhi.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike monika kryemadhi monika kryemadhi

Sondazh

Poll