Aktualitet

Vdekja e infermierit në Fier, flasin me lot në sy familjarët: Nuk ishte faji i tij, rruga kishte ngrica dhe asnjë sinjalisti

28 Janar 2021, 17:20 Nga DOSJA
Vdekja e infermierit në Fier, flasin me lot në sy familjarët: Nuk

FIER- Kanë folur familjarët e Klement Bashës, infermierit 30-vjeçar që umbi jetën ditën e djeshme si pasojë e një aksidenti.

I ftuar në emisionin “Shqipëria Live” kushëriri i Klementit, Aniseld Dana, flet i revoltuar, pasi sipas tij, shkak i aksidentit ishte infrastruktuar e keqe në rrugë.

“Përtej pikëllimit, duhet të them se jemi shumë të revoltuar, nga të dhënat dhe kamerat e sigurisë që kam parë, në atë vend ka prurje uji dhe nuk ka sinjalistikë. Kushëriri nuk ka qenë në kundërshtim me rregullat. Makina i ka dalë nga kontrolli se ka rrëshqitur, ka ecur si në pistë patinazhi. Klementi është përpjekur ta drejtojë në rrugë por ka qenë e pamundur. I bëj thirrje publike autoritetit rrugor shqiptar ta investigojë këtë çështje. Çfarë instancash kemi nëse nuk kontrollojnë dot as atë segment?? Ajo rrugë ishte vrasëse dhe ndodhi që rasti fatal të ishte për kushëririn tim. Bëj thirrje ta investigojnë çështjen që mos të na shtojnë dhimbjen“.- tha ai. 

Ndërkohë, motra e Klementit me lot në sy tregon e përlotur momentin e fundit me të vëllanë, para se të nisej për punë.

“U nis për në punë si çdo ditë. Atë ditë ishte shumë ftohtë dhe jashtë kishte ngrirë. Vëllai im e bënte çdo ditë atë rrugë, nuk kishte si të gabonte. Një pjesë e asaj rruge është në ndërtim e sipër dhe nuk mund të ecësh shpejt. Klementi ka qenë shumë punëtor. Ishte i përpiktë në punë, kishte 1 vit te spitali rajonal i Fierit. Ishte i kënaqur me punën, ia kishte marrë dorën, e kishte gjetur vetën në sektorin e patologjisë”.– ka thënë ajo. 

 Klement Basha, 30 vjeç dhe me profesion infermier ka gjetur vdekjen mëngjesin e ditës së djeshme, teksa udhëtonte për në spital, ku do të merrte shërbimin e turnit të parë. Basha po udhëtonte me mjetin e tij “Mercedez Benz”, me ngjyrë të bardhë, në momentin që në vendin e njohur si “Portëz”, në askin rrugor Fier-Patos, është përplasur me një kamion që drejtohej nga një person i identifikuar si Bardhi Spahia.

(A.k.dosja.al) 

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet klement basha klement basha

Sondazh

Poll