Bota

Ushtria amerikane mobilizohet pas alarmit për dhunë në vend: Ekziston një mjedis kërcënues, ekstremistët do të synojnë

28 Janar 2021, 11:53 Nga DOSJA
Ushtria amerikane mobilizohet pas alarmit për dhunë në vend:

SHBA- Departamenti i Sigurisë Kombëtare (DHS) në Shtetet e Bashkuara të Amerikës u ka kërkuar ushtarëve që të mobilizohen për çdo gjë që mund të ndodhë. ABC News shkruan se DHS ka thënë se disa ekstremistë anti-qeveritarë mund të vazhdojnë të nxisin dhunë. DHS ka thënë se në SHBA momentalisht është një situatë e tensionuar dhe se ekziston mundësia që disa ekstremisë të mundohen të krijojnë një situatë të ngjashme me atë të 6 janarit.

“Aktualisht ekziston një mjedis kërcënues në të gjithë Shtetet e Bashkuara që mbase do të vazhdojë gjatë javëve të ardhshme. Informacionet sugjerojnë se disa ekstremistë të dhunshëm të motivuar ideologjikisht mund të vazhdojnë të mobilizohen për të nxitur ose për të kryer dhunë. DHS është i shqetësuar se këta nxitës të njëjtë të dhunës do të qëndrojnë deri në fillim të vitit 2021 dhe disa (terroristë të brendshëm) mund të inkurajohen nga shkelja e 6 janarit 2021 të Ndërtesës së Kapitolit të SHBA në Uashington, DC për të synuar zyrtarët e zgjedhur dhe objektet qeveritare”, thuhet në njoftimin e DHS-së.

Disa ditë më parë SHBA-ja u përfshi nga një protestë masive e thirrur nga Donald Trump në mënyrë që të ndalohej çertifikimi i votave të Kolegjit Zgjedhor. Në protestën protestuesit kanë çarë kordonin policor dhe kanë shkatërruar çdo gjë që u ka dalë përpara. Gjithashtu, janë gjetur të paktën 2 pajisje shpërthyese dhe 5 persona kanë vdekur dhe shumë janë plagosur për shkak të dhunës.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota dhs lajmerime per protesta dhs lajmerime per protesta

Sondazh

Poll

Bota 28 Janar 2021, 11:24

BRUKSEL- Komisionerja e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides ka thënë se takimi me AstraZenecën për të biseduar mbi shpërndarjen e vaks...