Bota

Personazh i njohur në rrjetet sociale, policia në ndjekje të autorit të vrasjes së Mario Metaj. DETAJET: Greku urdhëroi ek

28 Janar 2021, 10:02 Nga DOSJA
Personazh i njohur në rrjetet sociale, policia në ndjekje të

GREQI– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga vrasja e shqiptarit Mario Metaj. Media greke ‘Protothema’ bën të ditur se personi që urdhëroi vrasjen e shqiptarit është një grek.

Media shkruan se ai është një i ri që punonte në industrinë e kateringut dhe personazh popullor në rrjetet sociale. Identiteti i tij nuk është bërë i ditur mirëpo është mësuar se ai ka urdhëruar një të huaj që të kryejë vrasjen.

Sipas gazetës, greku kishte urdhëruar një person të huaj që të qëllonte Marion në kokë. Ata ndoqën makinën ku ishte Mario me tre persona të tjerë. Fillimisht autori i krimit qëlloi në ajër, e me urdhër të grekut e qëlloi Marion në kokë. Vetë greku kishte qëlluar me levë një nga personat e tjerë në makinën ku ishte Mario. Gjatë kontrollit të kryer në banesën e tij, policia ka gjetur kanabis, pistoletë, fishekë dhe celularë, të gjitha këto të sekuestuara.

Shqiptari u ekzekutua disa ditë më parë me 6 plumba, një prej tyre i preku dhe kokën, goditje kjo që rezultoi fatale për të. Edhe pse u dërgua gjallë në spital ai ndërroi jetë 3 minuta pasi hyri në sallën e reaminacionit.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni mario metaj mario metaj

Sondazh

Poll