Bota

Mutacioni i Covidit nga Afrika e Jugut, ekspertët: Mund të dëmtojë efikasitetin e vaksinave  

28 Janar 2021, 10:31 Nga DOSJA
Mutacioni i Covidit nga Afrika e Jugut, ekspertët: Mund të

ANGLI- Mutacioni i Covid nga Afrika e Jugut shqetësuar shumë ekspertët. Metro shkruan se disa ekspertë nga Anglia janë shprehur se mutacioni i Coivd mund të dëmtojë rëndë efikasitetin e vaksiane aktuale kundër Covid. Ata gjithashtu janë shprehur se ky lloj mutacioni mund të çojë në shfaqjen e disa simptomave të reja ndryshe nga ato të tanishme.

Nga të gjitha mutacionet e krijuara deri tani ky raportohet të jetë më i rrezikshmi dhe se mund të ndryshojë dhe të bëhet edhe më i rrezikshëm nga Covidi vetë. Këto deklarata të ekspertëve kanë ardhur pasi në Angli në një ditë u konfirmuan 77 raste mbartës të së njëjtit mutacion.

Mutacionet e Covid-19 janë zbuluar gjatë dhjetorit të vitit të kaluar. Deri tani janë zbuluar shumë raste mutacionesh ndërkohë që më të rrezikshmit janë të Afrikës së Jugut dhe të Anglisë.

(I.A/dosja,al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota mutacioni i covid mutacioni i covid

Sondazh

Poll