Bota

Zjarr në kampin e refugjatëve sirian në Mitrovicë, 6 të lënduar, policia: Janë duke u bërë hetime

28 Janar 2021, 10:11 Nga DOSJA
Zjarr në kampin e refugjatëve sirian në Mitrovicë, 6 të

KOSOVË- Një zjarr ka rënë në kampin e refugjatëve sirian në Mitrovicë. Gazeta Ekspres shkruan se nga zjarri që ka rënë në kamp janë të lënduar 6 persona. Ndërkohë që zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zaiti ka thënë se kampi është djegur vetëm në një pjesë dhe se po punohet për të zbardhur ngjarjen.

Ende nuk duhet se cilat janë arsyet e rënies së zjarrit, ndërkohë që të lënduarit kanë nxjerrë vetëm probleme me nga sytë pasi u janë djegur nga tymi.

“Nuk është djegur në tërësi kampi por vetëm një pjesë që është në shfrytëzim të tyre. Aktualisht në vendin e ngjarjes gjenden zjarrfikësit dhe policia e Kosovës. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin. Janë duke u bërë hetime. Këto janë informacionet fillestare për rastin. Të vdekur nuk ka . Gjashtë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të djegies së syve nga tymi i zjarrit dhe të njëjtit janë kthyer prapë në vendin e ngjarjes”, ka thënë ai.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni avni zaiti zjarr ne kampin e refugjateve avni zaiti zjarr ne kampin e refugjateve

Sondazh

Poll