Bota

28 Janar 2021, 11:24 Nga DOSJA

BRUKSEL- Komisionerja e BE-së për Shëndetin dhe Sigurinë Ushqimore, Stella Kyriakides ka thënë se takimi me AstraZenecën për të biseduar mbi shpërndarjen e vaksinave ka qenë jo ai që pritej.

Në një postim në Twitter ajo shkruan se ende nuk janë marrë masa për dorëzimin e vaksinave në vendet e BE-së. Kyriakides gjithashtu shton se kanë kërkuar një plan të qartë nga ana e AstraZenecës për orarin e shpërndarjes së dozave të paktën gjatë tremujorit të parë.

“Ton konstruktiv në shkëmbimin tonë me Kreun e AstraZenecës Pascal Soriot, në Bordin tonë Drejtues të Vaksinave, mbi dërgesat e vaksinës së tyre pas miratimit. BE mbetet e bashkuar dhe e vendosur për detyrimet kontraktuale që duhet të përmbushen. Vaksinat duhet t’u dorëzohen qytetarëve të BE-së. Ne shprehim keqardhje për mungesën e qartësisë së vazhdueshme në orarin e dorëzimit dhe kërkojmë një plan të qartë nga AstraZeneca për shpërndarjen e shpejtë të vaksinave që kemi rezervuar për tremujorin e parë. Ne do të punojmë me kompaninë për të arritur zgjidhje dhe për të shpërndarë vaksina me shpejtësi për qytetarët e BE-së”, shkroi ajo.

AstraZeneca është aktualisht nën kritika masive në Bruksel sepse ajo njoftoi të premten se fillimisht do të jepte më pak doza të vaksinave në BE sesa ishte planifikuar. Arsyeja është problemi në “një fabrikë në zinxhirin tonë të furnizimit evropian”. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen i kërkoi Soriot të hënën të mbajë zotimet lidhur me shpërndarjen e vaksinave në Bashkimin Europian. Grupi i tij po vihet në dyshim për mungesë transparence në vonesat në dërgimin e vaksinës së tij kundër sëmundjes Covid19.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota astrazeneca pascal soriot stella kyriakides astrazeneca pascal soriot stella kyriakides

Sondazh

Poll