1 mijë dollarë për çdo bebe/ Kryemadhi: Programi ynë nuk është hedhja e parave në depozitë bankare por investim në bur
ELBASAN– Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në vijim të fushatës elektorale pak muaj para zgjedhjeve të 25 prillit, vijon të shkojë qytet më qytet prej nga takohet me qytetarët. Sot, kryetarja e LSI-së ndodhet në Elbasan aty ku është takuar me gratë e zonës. Gjatë bashkëbisedimit, Kryemadhi preku dhe programin e partisë, më konkretisht për bebet që sipas LSI-së çdo fëmijë i porsalindur do të mbështetet me 1 mijë dollarë.
Kryemadhi tha se bebet do ti tërheqin paratë nga banka pas 25 ose 30 vitesh pasi fondet nuk janë depozitë bankare. Në këtë mënyrë sipas saj ndalohet largimi i të rinjve nga vendi.
DEKLARATA E PLOTË E MONIKA KRYEMADHIT:
Një ndër prioritetet tona është fuqizimi ekonomik i gruas, që për ne ka një rëndësi shumë të madhe, sepse një grua e fortë ekonomikisht përveç e bën më të pavarur, përveç se e bën edhe të barabartë në shoqëri, i jep edhe forcë themelit të familjes, sepse për ne grua e tillë është, themeli i një familjeje dhe si e tillë është e domosdoshme në përgatitjen e brezave të rinj.Ne kemi disa pika shumë të rëndësishme për fuqizimin ekomomik të gruas, jo vetëm në aspektin e biznesit, por edhe në vendimmarrje, në përfshirjen e tyre në politikë. Ne duam ti japim ti japim forcë gruas jo thjesht për fasadë apo për ta përdorur si numër, por për ti dhënë forcë vërtet asaj dhe në fakt LSI e ka treguar këtë gjë, duke pasur parasysh se edhe mua si grua, më kanë votuar si kryetare partie, ma kanë dhënë shansin që unë të vazhdoj dhe të mbështes të gjitha gratë dhe vajzat e tjera për tu dhënë atyre më shumë mundësi.Në Shqipëria mungesa e hapësirave për të krijuar politika të reja ka qenë e theksuar, pasi gjithmonë partitë politike janë përpjekur të kenë programe politike demagogjike, thjesht në kuadrin e votimeve, por asnjëherë nuk janë ulur të ofrojë diçka që është e drejtpërdrejtë dhe përfituese për njerëzit.Ajo që dua të theksoj dhe që është shumë e rëndësishme është programi ynë ‘Nga bebja në bebe’, ajo që themi ne ngurtësimi i fondit për bebet, që do të kenë mundësi që ata vetë ta tërheqin pas 25 viteve, ose pas 30 viteve kur ata të bëhen me fëmijë, nuk është depozitë bankare.Mentaliteti në Shqipëri është që ne kemi taksidarët që të vijnë me kamxhik dhe të marrin taksat, dhe interesa bankare që njerëzit marrin kredi. Ndërkohë që bota po shkon drejt një tjetër zhvillimit dhe nuk ke se si të kuptosh se çdo të thonë fondet e zhvillimit, ose trust-fund, investimet në bursë, sepse Shqipëria nuk ekziston as në bursë. Dhe tashmë do të ekzistojë në bursë ‘Nga bebja në bebe’ që është për të ardhmen e fëmijëve shqiptarë, në mënyrë të tillë që fëmijët tanë të mos ikin nga Shqipëria.Sepse prioriteti ynë është të ndalojmë shpopullimin e vendit, sepse një nga arsyet pse të rinjtë ikin nga vendi është se ata nuk kanë më asnjë garanci për veten e tyre apo për familjen e tyre.
Ditën e djeshme Erjon Braçe ironizoi këtë program duke e quajtur mashtrim, madje për kryetaren e LSI-së tha dhe epitetin ‘Sude’.
(A.B)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
Sondazh
Si do të votohet në Tiranë? Sondazhi zbulon fituesin në kryeqytet nëse zgjedhjet do të bëheshin sot
TIRANË– Nëse do të votosh sot për kë do të votosh? Kjo është pyetja që i është bërë votuesve të Tiranës, në kuadër të sondazhit të Report Tv dhe institutit...
Sondazhi: Pyeten votuesit e tyre, PD dhe LSI do të humbnim 2% të mbështetjes nëse dalin me një listë të përbashkët
TIRANË– Dy forcat kryesore të partive politike të opozitës, PD dhe LSI, duhet të garojnë në një listë të vetme. Sondazhi i Report Tv dhe institutit i...
SONDAZHI I REPORT Tv/ Nëse sot ka zgjedhje kë do votoje? Rezultatet: PS fiton me 52%, surprizë nga Jozefina Topalli
TIRANË– Nëse shqiptarët do të thirreshin sot për të votuar, sipas sondazhit të Report Tv dhe institutit italian Piepoli, Partia Socialiste do të dil...
Ndodh LIVE në emision! Ish-ministri i PD fton për kafe shefen e ISHP-së, Silva Bino: Hajde të shtëpia ime…
TIRANË– Ish-ministri i Shëndetësissë në kohën e Partisë Demokratike, Tritan Shehu i propozoi shefes së ISHP-së, Silva Bino që të diskutojnë lidhur me...
Denoncimi i fortë i Tritan Shehut: Vaksina në Shqipëri ka ardhur kontrabandë, malli kaloi nga…
TIRANË– Ish-ministëri i Shëndetësisë, Tritan Shehu ka hedhur akuza ndaj mazhorancës për mënyrën se si vaksina ka ardhur në Shqipëri dhe shtoi se nuk ...
Sondazhi i BATON HAXHIUT, analisti përplaset me Artan Hoxhën: 50% e shqiptarëve s’u prekën nga COVID as pandemia, Fevz
TIRANË– Kur kanë mbetur më pak se 100 ditë nga mbajtja e zgjedhjeve të 25 Prillit, sondazhet e shumta të realizuara nga kompani të ndryshme janë publ...
“Një lajm i ‘shumëpritur’/ Nënkryetari i PD-së: Bashkia e Durrësit do të rikonstrukturohet me 300 milion lekët
DURRËS– Nënkryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Arlind Boshku, ka bërë ironi në lidhje me rikonstruksionin e Bashkisë Durrës, që shumë shpejt do...
Sondazhi i Report TV: Kritikat e Ramës ndaj BE-së për vaksinën, 54 % e shqiptarë janë dakord me Kryeministrin, vetëm 28%
TIRANË– Report Tv dhe institutit italian Piepoli kanë zhvilluar një sondazh lidhur me aktivitetin e kryeministrit Edi Rama gjatë pandemisë së koronav...
Përgjimet e antimafies italiane/ Balla: Organizata kriminale nuk ka depërtuar në Shqipëri, nuk përmendet emër politikani.
TIRANË– Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste ka reaguar në lidhjeme për përgjimet e antimafies italiane,që zbuluan edhe lidhje të saj në Sh...