Politike

28 Janar 2021, 07:58 Nga DOSJA

TIRANË– Kuvendi u mblodh sot në një seancë plenare ku u miratuan me 88 vota pro, akti normativ për ndryshimet në buxhetin e vitit 202o. Po ashtu, me 94 vota pro, u shty afati i vlefshmërisë së certifikatës së kontrollit teknik. Deputetët e Kuvendit votuan me 94 vota pro edhe aktin normativ për subvencionimin me procedurë të përshpejtuar të pagesës së qirasë për banesat e familjeve të prekura nga tërmeti. 

Deputetët e Kuvendit cekën edhe spitalin e Fierit, ku u votua për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për negociimin e afatit për shpronësimin e pronarëve të tokës ku do të ndërtohet godina. Por deputetët refuzuan votimin e disa emrave për kandidatë të Këshillit Drejtues të RTSH, si Besnik Mustafaj,  Edmond Tullumani dhe Helidon Haliti.

Por çfarë ndodhi sot në Kuvend?

Seanca nisi me debate dhe gërricje mes kryeparlamentarit Gramoz Ruçi dhe deputetit Kujtim Gjuzi. Gjuzi kërkoi llogari për vrasjen e efektivit Klodian Rasha, ndërsa pas tij në foltore, Rudina Hajdari, denoncoi përfshirjen e bandave në qytetin e Elbasanit. Një fjalë të shkurtër në Kuvend pati edhe deputeti Myslym Murrizi, i cili teksa u diskutua numri i prokurorëve që duhet të ketë SPAK, tha se Prokuroria e Posaçme duhet të ketë mbi 50 prokurorë.

Në Kuvend mungoi kryeministri Edi Rama i cili u “zëvendësua” me sukses nga ministrja për Shtetin dhe Parlamentin, Elisa Spiropali dhe Ogerta Manastirliu. Dy ministret folën për pandeminë dhe rindërtimin. Manastirliu tha se dozat e para të Pfizer do të vijnë në fillim të shkurtit.

(f.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike kuvendi i shqiperise seanca plenare 28 janar 2021 kuvendi i shqiperise seanca plenare 28 janar 2021

Sondazh

Poll