Aktualitet

Rrezikohet jeta e banorëve në Shkodër! Bashkia kërkon shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore

28 Janar 2021, 07:01 Nga DOSJA
Rrezikohet jeta e banorëve në Shkodër! Bashkia kërkon

SHKODËR– Bashkia Shkodër kërkon shpalljes e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në anën e Malit Dajç dhe në Shkodër. Kjo pasi Bashkia bën të ditur se situata ditën e sotme është përkeqësuar duke rrezikuar kështu jetën e banorëve si pasojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Ndër të tjera ata bëjnë të ditur se argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.

NJOFTIMI I BASHKISË:

BASHKIA E SHKODRES KERKON SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE NË ANEN E MALIT, DAJÇ DHE SHKODËR.Sot situata është përkeqësuar duke rrezikuar seriozisht shtëpitë dhe jetën e banorëve në Shirq të Dajçit, rrjedhojë e rritjes së vazhdueshme të shkarkimeve dhe prurjeve në zonën e NënShkodrës. Argjinatura mbrojtëse është çarë dhe uji vërshon me shpejtësi duke përmbytur shumë shpejt banesat, gjënë e gjallë, shkollën “Pjetër Gaci”, Qendrën Komunitare, Qendrën Shëndetësore.Kërkesa për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në Anën e Malit, Dajç dhe në Shkodër duhet të shqyrtohet menjëherë.Mosmarrja e përgjegjësisë ligjore për trajtimin e emergjencës është e patolerueshne në rastin e rrezikut. Ky është detyrim përkundrejt njerëzve dhe pasurisë së tyre private e publike.

(A.B)/Dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet bashkia shkodër moti i keq ne shqiperi bashkia shkodër moti i keq ne shqiperi

Sondazh

Poll

Aktualitet 28 Janar 2021, 06:56

KAVAJË– Carlota Dossena, 35 vjeçe dhe biznesmene në Shqipëri është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj Kastriot Dema. Ngjarja e rëndë ka ndodhu...