Aktualitet

28 Janar 2021, 06:56 Nga DOSJA

KAVAJË– Carlota Dossena, 35 vjeçe dhe biznesmene në Shqipëri është plagosur me thikë nga bashkëshorti i saj Kastriot Dema. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mesnatën e kaluar, në hotelin që çifti kanë në pronësi në “Vilë Bashtovë”, në njërën prej dhomave ku Dossena kishte organizuar një festë me shoqërinë e saj, pasi pikërisht sot mbushte 35 vjeç.

Zhurma dhe festa e organizuar nga italianja ka shqetësuar Demës, të riun që ndodhej në dhomën ngjitur pasi ishte në masën ‘arrest shtëpi”, për dhunë në familje. I shqetësuar, Kastriot Dema ka dalë nga dhoma dhe ka debatuar me miqtë e italianes, të cilëve u ka kërkuar që të mos e shqetësonin.

Por, debati ka agravuar dhe miqtë e Carlotës kanë rrahur Kastriot Demën. Ky i fundit, ka marrë një thikë dhe ka qëlluar gruan e tij, të cilën e ka plagosur në dorë. Dossena ka përfunduar në spital, dhoma është gjakosur, ndërsa vetë Dema është arrestuar.

Ai është shprehur para uniformave blu se miqtë e gruas së tij e kanë dhunuar dhe për këtë arsye ai kishte reaguar keq. Çifti ishin të martuar prej shumë vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëve. Ata kanë pasur shumë herë probleme dhe Kastriot Dema ushtronte dhunë ndaj të shoqes. Kjo e fundit ishte e pajisur edhe me urdhër mbrotjeje.

Çifti administrojnë edhe një hotel në fshatin Gosë në Vilë Bashtovë të Kavajës. Ky hotel njihet si pikë turistike në zonë dhe është vizituar nga figura të njohura. Një prej tyre që shfaqet edhe në foto me Carlotën e Kastriotin, është edhe ministri Arben Ahmetaj.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet burri plagos me thike gruan kavaje burri plagos me thike gruan kavaje

Sondazh

Poll