Aktualitet

A ka hyrë varianti i ri i Covid në Shqipëri? Silva Bino: Ka pasur dy raste në…

27 Janar 2021, 22:11 Nga DOSJA
A ka hyrë varianti i ri i Covid në Shqipëri? Silva Bino: Ka pasur

TIRANË– Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, Silva Bino, mbrëmjen e sotme ka thënë se ka shenja të një varianti të ri në vendin tonë. E ftuar në emisionin ‘Open’, Bino ka thënë se nuk e di me siguri se mutacion i kujt lloji është.

“Varet si është interpretuar, sepse për shembull në analizat e PCR që dalin, ka shenja që nuk është i njëjti virus si më parë, por nuk dimë të themi se cili është, a i Afrikës së Jugut apo ndonjë vendi tjetër. Po ju them që ka pasur dy raste në Elbasan, po jua tregoj këtë, sepse ata kanë pasur kontakte me njerëz që kanë qenë jashtë vendit, dhe kanë qenë infektuar me variantin e ri,” tha Bino.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll