Aktualitet

Grabitja në Rinas, s’ka më dyshime, trupi i vrarë nga FNSH i përket Admir Muratajt

3 Maj 2019, 08:39 Nga DOSJA
Grabitja në Rinas, s’ka më dyshime, trupi i vrarë nga FNSH

TIRANË– Tre javë pas grabitjes në Rinas, mjekësia ligjore ka dorëzuar sot aktin e vdekjes së Admir Muratajt. Burime për Dosja.al bëjnë me dije se gjurmët e gishtave, korrespondojnë me ato të Muratajt, duke vërtetuar kështu edhe vdekjen e tij.

Ditën e djeshme Gjykata e Krimeve të Rënda shtyu seancën për 3 grabitjet e blindave në vitet 2015-2017 për në 14 maj, për shkak të mungesës së certifikatës që vërtetonte ligjërisht vdekjen e Muratajt. (Lexo këtu)

Ndërkohë vajza e tij Irini Murataj kërkon ndjekje penale për policët që dyshohet se i vranë të atin më 9 prill, në grabitjen e Rinasit. 

Organizatori i disa grabitjeve Admir Murataj u vra më 9 prill gjatë një shkëmbim zjarri me policinë, pas grabitjes së 6 milionë eurove brenda aeroportit të Rinasit. Murataj, ishte shpallur në kërkim si organizatori i 3 grabitjeve me blinda në harkun kohor të 2015-2017. Grupi i tij u dënua gjatë marsit me 107 vite burg.

(F.g/k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet admir murataj grabitja ne rinas irini murataj vrasja e admir muratajt admir murataj grabitja ne rinas irini murataj vrasja e admir muratajt

Sondazh

Poll