Aktualitet

Pas 30 vitesh rikthehet kultivimi i orizit në Zadrimë, shpresë për punësimin e banorëve të zonës

3 Maj 2019, 08:33 Nga DOSJA
Pas 30 vitesh rikthehet kultivimi i orizit në Zadrimë, shpresë

Pas 30 vitesh rikthehet kultivimi i orizit në zonës e Zadrimës. Në një ish-orizore, pronari i “Mrizit të Zanave”, Altin Prenga, ka ndërmarrë këtë nismë, ku pritet që të kultivohet rreth 20 kuintalë oriz për llogari të biznesit të tij.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ai shprehet optimist për këtë nismë dhe tregon se do të ketë një përfshirje edhe të banorëve të zonës, të cilët do të punojnë në këtë orizore.

Por si është kultivuar orizi edhe më herët në Shqipëri?

Për të parën herë është mbjellë në arat kineze rreth viti 2700 para erës sonë. Orizi, bima barishtore një vjeçare, fruti i së cilës është përdorur si ushqim qysh në lashtësi.

Kjo bimë lidhet ngushtë edhe me dietën mesdhetare, ku vendet përkatëse e përdorin si lëndë kryesore në menutë e tryezave në familje.

Në vendin tonë para viteve 1990, kultivimi i orizit zinte mbi 15000 ha tokë, ku zona tradicionale ishin Shkodra dhe Lezha, Kavajë, Lushnje, Fier, Vlorë, Sarandë etj, ku prodhohej 6-9 ton oriz për ha.

Për rritjen e rendimentit të tij, në Shkodër u ngrit Instituti i Misrit dhe Orizit (IMO), që hartonte teknologji bashkohore për krijimin e kultivuesve të orizit. Instituti ishte i përshtatshëm për kushtet klimatiko-tokësore të zonave përkatëse ku kultivohej bima.

Historia post-komuniste e bujqësisë shqiptare lidhet ngushtë me kultivimin e orizit.

Dëshmi është zhvendosja në strukturat e prodhimit drejt një modeli të drejtuar nga kërkesa, me një rënie të bimëve fushore industriale, si: oriz, pambuk, grurë, duhan.

Që prej viteve ’90 e deri më tani në Shqipëri nuk është kultivuar më bima e orizit, ndërsa nevojat e vendit plotësohen nga importi.

(f.g.l.k/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet altin prenga mbjellja e orizit orizi ne shqiperi orizorja ne zadrime altin prenga mbjellja e orizit orizi ne shqiperi orizorja ne zadrime

Sondazh

Poll