Politike

“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët”, Meta: Në 25 prill, koha për një përmbysje të madhe

27 Janar 2021, 20:17 Nga DOSJA
“Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët”, Meta:

TIRANË- Presidenti Ilir Meta deklaroi se më 25 prill është koha për një përmbysje të madhe. Në një intervistë për ‘Alb365’ kreu i shtetit, ka thënë se zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët, pasi sipas tij mund të ishin mund të ishin zgjidhur shumë probleme.

Ndër të tjera ai ka thënë se vendi ynë, aktualisht vendi ynë po përballet dy probleme të mëdha, bllokimin e integrimit europian, si dhe me ritmet dramatike të shpopullimit,

Pjesë nga Intervista: 

Presidenti Meta: Zgjedhjet duhet të ishin mbajtur më herët. Në 25 prill, koha për një përmbysje të madhe

Pyetje: Si e shihni atmosferën politike në prag të zgjedhjeve të reja, pasi kanë ngelur më pak se 90 ditë?

Presidenti Meta: Të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, që zgjedhjet duhet të ishin mbajtur me kohë, në kuptimin e zgjidhjes së shumë problemeve ekonomike e sociale, që jo vetëm nuk kanë marr një drejtim por, janë majisur tepër rëndë, duke shtuar akoma më shumë varfërinë dhe padrejtësitë ndaj qytetarit të thjeshtë, të palidhur politikisht me pushtetin, në nivel qendror apo vendor. Është evidente, se tashmë vendi përballet me dy probleme të mëdha, bllokimin e integrimit europian, pra me mosçeljen e negociatave prej kaq kohësh, si dhe me ritmet dramatike të shpopullimit, largimit masiv i të rinjve dhe forcave më aktive, në një asimetri me vendet e tjera të rajonit. Shpopullimi dhe pasojat e tij, ndihen besoj nga vetë mësuesit, nga shkollat 9-vjeçare, të mesme dhe Universitetet, ku çdo vit ka gjithnjë e më pak regjistrime, mbyllen shkolla dhe degë në fakultete. E ndjejnë sipërmarrësit, të cilët kanë paqëndrueshmëri të fuqisë punëtore, madje nuk kanë shpesh fuqi punëtore për shkak të largimeve.
E ndjen ekonomia shqiptare dhe mbi të gjitha ndihet në familjen shqiptare, që po tkurret dhe po përjeton kriza të mëdha.
Ndaj është koha për një përmbysje të madhe.

Pyetje: Ju u shprehët që politika është e majisur.!

Presidenti Meta: Problemet janë majisur dhe nuk kanë marrë zgjidhje.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike ilir meta ilir meta

Sondazh

Poll