“I ndërton Ndrangheta”, Rama bën ironi me përgjimet: Janë punësuar 27 mijë vetë…
27 Janar 2021, 16:09Nga DOSJA
TIRANE- Kryeministri Edi Rama nga lagjja e re që po rindërtohet në Vaqarr, ka ironizuar përgjimet e Ndrangheta-s, që kanë qenë në qendër të vëmendjes së mediave dhe politikës shiqptare ditët e fundit. Rama tregoi një bisedë që ka bërë me një komentues në Facebook.
” Njëri në facebook thoshte, ore po gjithë këto ndërtime? Kush i bën këto ndërtime kur nuk ka punë? I bën Ndrangheta i thashë, me mafien…”, tha Rama, duke qeshur, ndërsa krahas tij ishte edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i përmendur në përgjime nga Ndrangheta.
Kryeministri vijoi duke theksuar se vetëm nga këto kantiere ndërtimi që janë hapur për rindërtimin nga tërmeti i Nëntorit të 2019-ës janë punësuar 27 000 persona.
Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.
(F.g/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË- Partia Demokratike dhe Bashkia e Tiranës janë përfshirë në një replikë për çështjen e vlerësimit të banesës së Riza Nozllit. Zëdhënësja e se...
TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur sërish bashkisë Tiranë, në lidhje me rastin e Riza Nozllit dhe familjes së tij, për ...
DIBËR- Dhjetra qytetarë kanë denoncuar me disa postime që janë kthyer virale në rrjetet sociale, kandidimin e Qazim Gjonajt, ish-kryetar i Gjykatës së Rret...
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka dorëzuar në SPAK padinë për ish-kryetarin e Bashkisë, Xhelal Mziun. Kjo padi nga ana e Sulit është bërë për...
TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla në ‘Neës24’ ka folur për përgjimet e antimafias italiane duke deklaruar me përgjegjësi se banda krimina...
Pandeli Majko ka një karrierë të gjatë politike në Shqipëri, i zgjedhur dy herë si kryeministër dhe për 6 legjislatura si deputet i Partisë Socialiste në Kuvend...
TIRANË– Bashkia e Tiranës i është përgjigjur denoncimit të bërë nga Partia Demokratike se familja e Riza Nozllit është skualifikuar nga procesi i rindërtim...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre aktet normative të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë “Pfizer” për vaksinat anti-Covid. Në...
TIRANË-Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Gramoz Ruçit, aty ku u miratua kalendari trejavor i punim...