Politike

DOKUMENTET/ Rasti i familjes së Riza Nozllit, Ina Zhupa “flakë për flakë” me Bashkinë e Tiranës: Ngatërroni person, g

27 Janar 2021, 15:57 Nga DOSJA
DOKUMENTET/ Rasti i familjes së Riza Nozllit, Ina Zhupa “flakë

TIRANË- Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa i është përgjigjur sërish bashkisë Tiranë, në lidhje me rastin e Riza Nozllit dhe familjes së tij, për denoncimin se janë skualifikuar nga kompesimi për dëmet e shkaktuara nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Në një postim në rrjetet sociale, Zhupa thotë se Bashkia Tiranë ka ngatërruar person pasi sipas saj, Riza Nozlli që ka publikuar PD rastin e denoncimit nuk është personi që ka nxjerrë Bashkia Tiranë me emër. Krahas përgjigjies, PD ka nxjerrë edhe gjeneralitetet e personit, që sipas Zhupës, nuk përputhen me Nozllin që ka nxjerrë bashkia Tiranë.

PËRGJIGJIA E PLOTË E ZHUPËS:

Bashkia Tiranë ka ngatërruar personin në përgjigje që kthen për denoncimin tonë për Riza Nozlli. Rizai nuk mund të vijë të lidhi kontratë për një Riza tjetër. Nuk e dimë kush është Riza Riza Nozlli që nxjerr Bashkia tabelë me emra që ka përfituar DS2, që do të thotë përfiton 1 milion lek të vjetra për dëme të riparueshme, urojmë ti marri dhe të riparoj shtëpinë. Por Riza SHABAN Nozlli në Gropje në shtepinë e të cilit isha vetë dhe folen më zë dhe figurë nuk ka përfituar asgjë.

Jo vetëm që nuk është i njejti person nga gjeneralitetet, por nuk mund të jetë edhe nga dëmet se Rizai ka një shtëpi të pababueshme që po i shëmbet dhe nuk mund të bej asgjë me 1 milion lek . Shkoni shikojeni shtëpinë e Riza SHABAN Nozlli dhe do e kuptoni dhe pa pasur inxhinier me vete që është për tu shëmbur dhe e shkatërruar totalisht.

Bëni detyrën dhe kualifikojeni në programin e rindërtimit që të jetojnë me dinjitet dhe pa frikën e vdekjes që nga momenti në moment mund t`i zërë shtëpia poshtë.

FOTOT E SHPERNDARA NGA ZHUPA:

PD denoncoi sot se familja e Riza Nozllit ishte skualifikuar nga procesi për riparimin e dëmeve të shkaktuara nga tërmeti i vitit 2018. Zhupa tha se Bashkia nuk iu ka dhënë as bonus dhe as ndihma. Bashkëshortja e Rizait rrëfen se ka shkuar të aplikojë por askush nuk e ka ndihmuar.

(F.g/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike bashkia tirane ina zhupa rindertimi pas termetit riza nozlli bashkia tirane ina zhupa rindertimi pas termetit riza nozlli

Sondazh

Poll