Akuza për lejen e ndërtimit të një thertoreje/ Rakip Suli çon në SPAK Xhelal Mziun për shpërdorim detyre
27 Janar 2021, 13:35Nga DOSJA
TIRANË– Kryetari i Bashkisë Kamëz Rakip Suli ka dorëzuar në SPAK padinë për ish-kryetarin e Bashkisë, Xhelal Mziun. Kjo padi nga ana e Sulit është bërë për akuzën e shpërdorimit të detyrës. Më konkretisht padia lidhet me ndërtimin e një thertorje në Laknas, leje të cilën e ka dhënë Mziu kur ishte në krye të Bashksië.
Për thertoren ka pasur debate vite më parë mes banorëve, Mziut dhe Sulit. Në atë kohë u tha se një sipërfaqe pyjore do të prishej për tu ndërtuar një thertore delesh. Banorët e kundërshtuan me forcë ndërtimin në 2019-ën, duke thënë se nuk do ta lironin pyllin që ata vetë e kanë mbjellë prej më shumë se 100 vitesh. Suli në atë kohë raportoi se kishte bërë një kallëzim në Policinë e Tiranës për këtë leje që është nxjerrë nga Mziu.
U bënë dy vite që Suli është në krye të Bashkinë e Kamzës, ndërsa Mziu së fundmi është angazhuar në fushatën e PD-së si drejtues politik i qarkut të Dibrës.
(A.b)/Dosja.al
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
TIRANË-Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla në ‘Neës24’ ka folur për përgjimet e antimafias italiane duke deklaruar me përgjegjësi se banda krimina...
Pandeli Majko ka një karrierë të gjatë politike në Shqipëri, i zgjedhur dy herë si kryeministër dhe për 6 legjislatura si deputet i Partisë Socialiste në Kuvend...
TIRANË– Bashkia e Tiranës i është përgjigjur denoncimit të bërë nga Partia Demokratike se familja e Riza Nozllit është skualifikuar nga procesi i rindërtim...
TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka dekretuar tre aktet normative të marrëveshjes së qeverisë shqiptare me kompaninë “Pfizer” për vaksinat anti-Covid. Në...
TIRANË-Ditën e sotme është zhvilluar mbledhja e Konferencës së Kryetarëve, nën drejtimin e Gramoz Ruçit, aty ku u miratua kalendari trejavor i punim...
DURRËS– Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ishte ditën e djeshme në Durrës, së bashku me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Milva Ekonomi dhe kryeta...
TIRANË– Konferenca e fundit për mediat e mbajtur nga kryeministri Edi Rama e cila kishte në fokus përgjimet e Ndragheta-s. Rama mori një moment dhe u ndal ...