Politike

Familja e Rizait, “mollë” sherri mes PD dhe Bashkisë/ Zhupa: E diskriminuat! Nuk u dëmshpërblye. Përgjigjia: Banesa u v

27 Janar 2021, 16:03 Nga DOSJA
Familja e Rizait, “mollë” sherri mes PD dhe Bashkisë/

TIRANË- Partia Demokratike dhe Bashkia e Tiranës janë përfshirë në një replikë për çështjen e vlerësimit të banesës së Riza Nozllit. Zëdhënësja e selisë blu, Ina Zhupa takoi sot nga afër Rizain dhe familjen e tij, ku denoncoi se familja Nozlli nuk ishte dëmshpërblyer nga shteti dhe se ishte skualifikuar nga procesi i kompesimit të dëmeve.

“Inxhinieri i Bashkisë tha se është rindërtim pastaj e kthyen. Nuk ka ardhur askush më të na shohë. Ata nuk e dinë se ku e kam shtëpinë. Familja ime nuk ekziston për këtë shtet,” u shpreh Rizai i cili është invalid, sipas rrëfimit të Zhupës, ndërkohë që përgjigjia nuk ka vonuar nga zyra e shtypit në Bashkinë e Tiranës.

Bashkia sqaron se familja e Riza Nozllit është marrë parasysh nga bashkia dhe se banesa është kualifikuar nga ekspertët e bashkisë si e dëmtuar në shkallën “DS2”. Por sipas bashkisë, është vetë Nozlli, i cili nuk është paraqitur në njësinë administrative për të vijuar më tej procedurat e kompesimit. 

Sërish ka reaguar Zhupa. Në një postim në rrjetet sociale, zëdhënësja e demokratëve thotë se Bashkia ka dalë blof në përgjigjen për qytetarët, pasi Riza Nozlli që del në dokumentacionin e bashkisë, nuk është i njëjti, për të cilin denoncoi PD paraditen e të mërkurës.

(F.g./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erion veliaj ina zhupa rindertimi pas termetit riza nozlli erion veliaj ina zhupa rindertimi pas termetit riza nozlli

Sondazh

Poll