Aktualitet

Miratohet VENDIMI/  Mbi 700 vende të lira pune në administratë për 2021-shin. Kategoritë që përfshihen 

27 Janar 2021, 19:20 Nga DOSJA
Miratohet VENDIMI/  Mbi 700 vende të lira pune në

TIRANË– Këshilli i Ministrave, në mbledhjen që ka zhvilluar ditën e sotme, ka miratuar  vendimin për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore.

Në vendimin e miratuar sot, qeveria vendosi që për këtë vit janë hapur disa vende vakante të planifikuara për rekrutimin e 705 punonjësve. Në vendim jepen po ashtu dhe kategoritë që përfshihen.

VENDIMI I PLOTE

Vendim për planin vjetor të pranimit për vitin 2021 në institucionet e administratës shtetërore, pjesë të shërbimit civil. Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të pikës 2, të nenit 18, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Numri i vendeve vakante të planifikuara për rekrutim gjatë vitit 2021 është, gjithsej, 705 (shtatëqind e pesë), të ndara sipas kategorive të mëposhtme:
a) Për Trupën e Nëpunësve Civilë të Nivelit të Lartë Drejtues 4;
b) Për kategorinë e mesme drejtuese 60;
c) Për kategorinë e ulët drejtuese 169;
ç) Për kategorinë ekzekutive 472.

Grupet e administrimit të përgjithshëm dhe të posaçëm në kategorinë ekzekutive janë, si më poshtë vijon:
– Shkenca juridike;

– Audit i brendshëm;

– Shkenca ekonomike;

– Shkenca ekonomike/juridike;

– Shkenca shoqërore;

– Shkenca sociale;

– Histori-filologji;

– Shkenca mjekësore;

– Veterinari;

– Agronomi;

– Shkenca biologjike dhe të ngjashme me to;

– Kimi;

– Shkenca mjedisore ose të tjera të përshtatshme;

– Shkenca inxhinierike;

– Arkitekturë;

– Arkeologji dhe restaurime;

– Arte të bukura;

– Gjeodezi;

– Shkenca ekzakte;

– Shkenca edukimi;

– Mësuesi;

– Arsim i lartë ushtarak/policor;

– Arsim i lartë.

Institucionet e administratës shtetërore, ku planifikohen vendet vakante gjatë vitit 2021, janë sipas lidhjes nr.1, që i bashkëlidhet këtij vendimi dhe është pjesë përbërëse e tij.
Ngarkohet Departamenti i Administratës Publike, në cilësinë e njësisë përgjegjëse, për zbatimin e këtij vendimi. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet këshilli i ministrave këshilli i ministrave

Sondazh

Poll