Aktualitet

Varianti i ri i COVID, Silva Bino: Asnjë rast në vendin tonë,  për çdo dyshim mostrat mund t’i çojmë në Spanjë, kemi

27 Janar 2021, 18:49 Nga DOSJA
Varianti i ri i COVID, Silva Bino: Asnjë rast në vendin

TIRANË- Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve Silva Bino, ka thënë se deri më tani nuk është identifikuar asnjë rast me variantin e ri të COVID.

Në një intervistë që ka dhënë për Abcnews, Bino u shpreh se janë hetuar disa raste për të cilat ka pasur indicie por për fat të mirë të gjithë kanë rezultu negativë. 

Ndër të tjera ajo ka thënë se për çdo dyshim, mostrat do të dërgohen në Spanjë, duke shtuar se për këtë vendi jonë ka marrëveshje.

Ne nuk mohojmë kategorikisht që nuk kemi raste të mutacioneve në vendin tonë. Ne kemi hetuar disa raste për të cilat kemi pasur indicie dhe nuk kemi gjetur. Përdorëm një metodë që të ndihmon në identifikimin e një virusi që nuk është i zakonshëm. Ne nuk kemi kapacitetin që të testojmë në masë. Po testojmë akoma. Për çdo dyshim që kemi mostrat mund t’i çojmë në Spanjë sepse kemi një marrëveshje. Ne duhet të përpiqemi ta ndalojmë pandeminë. këtu ku jemi dhe të mos kemi më raste. Pati një lloj relaksi pasi filloi vaksinimi dhe u duk sikur epidemia iku. Por do duhet kohë që epidemia të ikë”, tha ajo.

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet silva bino silva bino

Sondazh

Poll