Bota

Mbanin të mbyllur mbesën 5-vjeçare në një kafaz qensh, arrestohen gjyshërit në SHBA

27 Janar 2021, 17:25 Nga DOSJA
Mbanin të mbyllur mbesën 5-vjeçare në një kafaz

SHBA– Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në SHBA, ku dy gjyshër kanë tmerruar mbesën e tyre vetëm 5 vjeç.

Ata e mbanin të mbyllur mbesën në një kafaz qensh, ku i ka ndihmuar edhe një i afërmi i tyre që i vizitonte shpesh herë në shtëpi, shkruajnë mediat e huaja.

Mary De Ronda 59-vjeçe dhe Charles De Ronda 63-vjeçja, gjyshërit e vogëlushes dhe i afërmi Jeremy Cook që i ka ndihmuar, ndodhen në burg pas një hetimi 1 mujor nga policia e Oklahomës.

“Ky ndoshta është rasti më i keq që kam parë ndonjëherë. Nuk mund t’ia bësh këtë një fëmije. Fëmija po mbahej në një kafaz qensh për një periudhë të gjatë kohore, madje ndonjëherë me vetë qenin”, është shprehur togeri, Mike Weiss.

(kle.mu./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota gjysherit mbyllin mbesen ne kafaz shba gjysherit mbyllin mbesen ne kafaz shba

Sondazh

Poll

Bota 27 Janar 2021, 13:33

ITALI- Videoja e një italiani ku përmend situatën politike në Itali është bërë virale. Ai me tone të larta dhe satirike thotë se çdo gjë në vend ka përpa...