Sport

Hansi Flick drejt largimit nga Bayern Munich, “Bild” zbulon motivet

27 Janar 2021, 14:41 Nga DOSJA
Hansi Flick drejt largimit nga Bayern Munich, “Bild” zbulon motivet

GJERMANI-E ardhmja e Hansi Flick te Bayern Munchen nuk është më e sigurt. Trajneri i bavarezëve mund të jetë në muajt e fundit, të paktën siç thekson gazeta gjermane “Bild”. Marrëdhënia e trajnerit me drejtorin sportiv Hasan Salihamidzic dhe drejtorin ekzekutiv Oliver Kahn nuk është e mirë.

Gjithçka lidhet me tregun e transferimeve, pasi tekniku nuk ishte i kënaqur me afrimet e reja. Si provë e mosmarrëveshjes është edhe kontrata e Jerome Boateng. Flick dëshiron ta mbajë ish-fituesin e Kupës së Botës, ndërsa Kahn dhe Salihamidzic kërkojnë ta shesin sa më parë.Sipas Bild e ardhmja e Hansi Flick do të jetë te kombëtarja gjermane aty ku do të pasojë Joachim Low.

E.Ç (Dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

sport sport bayern munich hansi flick bayern munich hansi flick

Sondazh

Poll