Aktualitet

Udhëtoi nga Londra për në Hull sepse droga ishte më e lirë, dënohet me 10 muaj burg dhe ekstradim shqiptari (EMRI) 

27 Janar 2021, 13:02 Nga DOSJA
Udhëtoi nga Londra për në Hull sepse droga ishte më e

ANGLI- Një shqiptar është dënuar me 10 muaj burg në Angli për shkak se u kap me drogë që kishte vlerën 900 paundë dhe kishte në 615 paundë i kishte Cash. Hulldailymail shkruan se shqiptari me emrin Atiljo Abedini është arrestuar në qytetin Hull, ku shkoi pasi dëgjoi se droga në Hull ishte më e lirë se sa në Londër.

Ndërkohë që i pyetur nga Gjykata e Hull-it ai tha se arsyeja e vetme që kishte ardhur në këtë qytet ishte çmimi i drogës. Ndërkohë që prokurori që po merret me çështjen Paul Genny tha se Abedini e kishte për herë të parë në Angli dhe se është emigrant i paligjshëm.

“I pandehuri erdhi në Hull sepse kanabisi ishte shumë i shtrenjtë në Ilford. Ai kishte jetuar në Hull për rreth dy javë, fillimisht në hotele, por kohët e fundit kishte qenë duke fjetur në makinën e tij. Ai tha se jetonte në Ilford me një mik por refuzoi të jepte emrin e tij,” tha Genny.

Abedini nuk ka dënime të mëparshme në Mbretërinë e Bashkuar ose në Shqipëri dhe kjo e ndihmopi atë që të merrte një dënim më të lehtë.

(I.A/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atiljo abedini paul genny atiljo abedini paul genny

Sondazh

Poll