Bota

Haradinaj mesazh Serbisë: Jo më kokën ulur, do forcojmë Policinë dhe ushtrinë e Kosovës

26 Janar 2021, 21:29 Nga DOSJA
Haradinaj mesazh Serbisë: Jo më kokën ulur, do forcojmë

KOSOVË– Kandidati për President në Kosovë, Ramush Haradinaj ka përcjellë një tjetër për fqinjët, Serbinë.

Duke shpërndarë fotot e një takimi, Harandinaj shkruan në rrjetet e tij sociale se me të në krye të shtetit, Kosova nuk do e mbajë më kokën ulur para Serbisë, por do forcojë ushtrinë, policinë, rendin e ligjin.

“Kosovën do ta bëjmë një vend të sigurt duke forcuar rendin, ligjin, policinë dhe ushtrinë. Nuk mund të kemi një ekonomi të fortë, me ushtri të dobët dhe me kokë të ulur para Serbisë. Vetëm një Kosovë e fortë në rajon, anëtare e NATO-s, sjellë shpresë në përmirësimin e ekonomisë sonë. Lista e kandidatëve të Aleancës që i prijë unë si kandidat për President, është oferta më e mirë për t’i shtyrë përpara këto reforma. Te strukturat e Aleancës në Deçan, ndjeva frymën e mobilizimit për fitore. Programi ynë po fiton besim dhe mbështetje çdo ditë e më shumë nga qytetarët,“-tha Haradinaj. 

POSTIMI I PLOTË:

(k.m./dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni kosove ramush haradinaj kosove ramush haradinaj

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 19:51

Pse diaspora e Kosovës nuk voton në ambasada?

Misionet diplomatike në botë shërbejnë edhe si vendvotime për shtetasit të cilët nuk ndodhen fizikisht në shtetin e lindjes, në kohën kur organizohen zgjedhjet....