Bota

Shtyhet varrimi i ish-ministrit grek, shtohen dyshimet për vrasjen e Sifi Valyrakis (Përleshja në det me peshkatarët)

27 Janar 2021, 07:07 Nga DOSJA
Shtyhet varrimi i ish-ministrit grek, shtohen dyshimet për vrasjen e Sifi

GREQI– Vdekja e ish-ministrit grek, Sifi Valyrakis është kthyer në kryefjalë në shtetin fqinj. Familja ka vendosur të shtyjë varrimin e Valyrakis. Ceremonia mortore pritej të mbahej ditën e sotme në varrezat e Papagos.

Ndërkohë në dritë kanë dalë detaje të reja për vdekjen e Valyrakis pas letrës së gruas së tij, Mina Papatheodorou-Valyrakis drejtuar Ministrit të Transportit, Giannis Plakiotakis.

Sipas protothema.gr, kanë qënë disa pasagjerë të një anije tjetër që kanë ngacmuar ish-ministrin e PASOK-ut kur ai ishte me varkën e tij duke peshkuar.

Peshkatarët, mendohet se janë ‘zemëruar’ kur kanë parë ish-ministrin që po i afrohej zonës së tyre. Sipas informacioneve, peshkatarët u përleshën me ish-ministrin gjë që solli në vrasjen e tij. Policia ende është duke hetuar të gjithë ngjarjen e plotë për të gjetur autorët.

Ish-ministri grek u gjet i vdekur në det pak ditë më parë, milje larg varkës së tij, pasi ishte zhdukur prej disa orësh.

(a.b)/dosja.al

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

rajoni rajoni sifi valyrakis sifi valyrakis

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 19:51

Pse diaspora e Kosovës nuk voton në ambasada?

Misionet diplomatike në botë shërbejnë edhe si vendvotime për shtetasit të cilët nuk ndodhen fizikisht në shtetin e lindjes, në kohën kur organizohen zgjedhjet....