Bota

Shpikësi i Novichok krijon ilaç të ri kundër koronavirusit, është testuar tek 700 të moshuar

26 Janar 2021, 22:00 Nga DOSJA
Shpikësi i Novichok krijon ilaç të ri kundër

RUSI– Një biokimist rus, i cili ka punuar për krijimin e agjentit nervor vdekjeprurës Novichok, ka shpikur një ilaç të ri kundër pandemisë së koronavirusit.

Ilaçi i ri quhet “Immofon” dhe sipas biokimistit Dr. Leonid Rink, funksionon për mrekulli kundër sëmundjeve virale. 74-vjeçari theksoi se ilaçi është testuar tek 700 të moshuar dhe nuk ka patur asnjë efekt anësor. 

Ilaçi eliminon citokinën, e cila, sipas shumë ekspertëve, është një nga shkaqet e vdekjes nga COVID- 19.

“Stuhia e citokinës” është një reagim i çrregulluar i sistemit imunitar ndaj virusit, për të cilin shumë ekspertë besojnë se ‘qëndron’ pas rasteve të rënduara të pandemisë së koronavirusit.

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota leonid rink leonid rink

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 19:51

Pse diaspora e Kosovës nuk voton në ambasada?

Misionet diplomatike në botë shërbejnë edhe si vendvotime për shtetasit të cilët nuk ndodhen fizikisht në shtetin e lindjes, në kohën kur organizohen zgjedhjet....