Bota

Ish- kryeministri i Rumanisë nën akuzën për ryshfet prej 800,000 dollarësh nga…

26 Janar 2021, 21:04 Nga DOSJA
Ish- kryeministri i Rumanisë nën akuzën për ryshfet prej

RUMANI– Prokurorët akuzuan të hënën ish-kryeministrin e Rumanisë Calin Popescu-Tariceanu për “kërkim dhe marrje indirekte të të mirave materiale me vlerë 800,000 dollarë” nga një kompani austriake midis 2007 dhe 2008.

Në këmbim, politikani dyshohet se ka përdorur pushtetin e tij si kryeministër për të nxitur “një sërë vendimesh të favorshme për kompaninë”, tha Drejtoria Kombëtare Kundër Korrupsionit në një deklaratë.

Tarikeanu, i cili është 69 vjeç dhe aktualisht nuk mban ndonjë post politik, ishte kreu i Partisë Kombëtare Liberale dhe drejtoi vendin si kryeministër midis dhjetorit 2004 dhe dhjetorit 2008.

Ai u largua nga partia në 2014 dhe një vit më vonë themeloi Aleancën e Liberalëve dhe Demokratëve të Rumanisë, ALDE, një parti e qendrës që ishte një partner i vogël i koalicionit në qeverinë e udhëhequr nga Social Demokratët e formuar në Rumani në janar 2017.

Midis vitit 2017 dhe dhjetorit 2020, Tariceanu ishte kryetari i Senatit.

Si deputet, Tarikeanu gëzonte imunitet parlamentar nga ndjekja penale. Në qershor 2019, Senati i dominuar nga Social Demokratët votoi kundër heqjes së imunitetit të Tarikeanut.

Kjo nënkuptonte se prokurorët duhet të prisnin derisa ai të mos ishte më deputet që të mund të nisnin një hetim penal për dyshimet e tyre për korrupsion

Marre nga: BIRN 

(A.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

bota bota calin popescu-tariceanu calin popescu-tariceanu

Sondazh

Poll

Bota 26 Janar 2021, 19:51

Pse diaspora e Kosovës nuk voton në ambasada?

Misionet diplomatike në botë shërbejnë edhe si vendvotime për shtetasit të cilët nuk ndodhen fizikisht në shtetin e lindjes, në kohën kur organizohen zgjedhjet....