Aktualitet

FOTO + DETAJE/ U plagos në Vlorë, ky është Marjon Mitro, anëtari i bandës së Julian Sinanajs

26 Janar 2021, 11:32 Nga DOSJA
FOTO + DETAJE/ U plagos në Vlorë, ky është Marjon Mitro,

VLORË Dosja.al ka mësuar se Marjon Mitro, personi që u plagos me armë zjarri mesditën e sotme në Vlorë është anëtari i bandës së të rrezikshmit Julian Sinanaj.

Mitro, personi që shikoni edhe në foton e mëposhtme, u qëllua nga një makinë në lëvizje e llojit “Land Rover”, teksa ecte pranë bibliotekës së qytetit bregdetar.

Mësohet se fatmirësisht Mitron e ka kapur vetëm një plumb në këmbë, duke e lënë të plagosur.

Aktualisht ai është dërguar në spital ku po merr mjekimin e nevojshëm mjekësor. Nga ana tjetër, rrethanat e plagosjes janë ende të paqarta. Grupi hetimor dhe policia ndodhet në vendin e ngjarjes, ndërkohë që paraprakisht dyshohet se ngjarja ka lidhje me larjet e hesapeve mes bandave.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet plagoset marjon mitro plagoset marjon mitro

Sondazh

Poll