Atentati ndaj Marjon Mitros, gjendet i djegur “Land Rover”-i që përdorën autorët
26 Janar 2021, 11:43Nga DOSJA
VLORË– Makina me të cilën u krye atentati ndaj Marjon Mitros është gjetur e djegur vetëm tre orë pas ngjarjes.
Në njoftimin zyrtar, Policia e Vlorës bën me dije se në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes që tentuan të vrisnin Mitron.
Njoftim i policisë Vlorë
Sot, rreth orës 10:00, në spitalin e Vlorës, ka shkuar i plagosur (dyshohet me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta), shtetasi M. M., banues në Vlorë, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Gjatë krehjes së zonës, në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i autorit të ngjarjes. Vijon krehja e zonës nga shërbimet e DVP Vlorë, për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve. Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Ndërkohë Marjon Mitro ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Ai u qëllua nga një mjet në lëvizje pranë bibliotekës së Vlorës dhe mori dy plumba. Me plagë në krah e kokë, Mitro shkoi me këmbët e tij në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
(f.m/dosja.al)
1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:
VLORË– Dosja.al ka mësuar se Marjon Mitro, personi që u plagos me armë zjarri mesditën e sotme në Vlorë është anëtari i bandës së të rrezikshmit Julian Sin...
VLORË– Marion Mitro është personi që ka mbetur i plagosur në Vlorë. Dosja.al ka mësuar se i riu është qëlluar nga një makinë në lëvizje.Mësohet se fatmirës...
VLORË– Marjon Mitro, 39 vjeç, banues në Vlorë ka rënë pre e një atentati paraditen e sotme. Në orën 10:00, Mitro po kalonte pranë bibliotekës së qyt...
ITALI– Mediat italiane kanë dalë në konkluzionin e frikshëm se biznesmeni Davide Pecorelli i zhdukur në Shqipëri që prej 6 janarit, mund të jetë grabitur dhe vr...
DURRËS- Vazhdon të jetë problematike situata në vendin tonë e përkeqësuar nga reshjet e dendura të shiut gjatë natë së kaluar. Pamje të rënda vijnë nga Ka...
TIRANË- 2 persona janë arrestuar doten e sotme në Tiranë. Lajmin e ka bërë të ditur policia me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan se 2 personat e a...
LEZHË– Reshjet masive të shiut që kanë pushtuar vendin tonë gjatë ditëve të fundit vazhdojnë të krijonë probleme në disa zona.Intensiteti i shtuar gj...