Aktualitet

Zhdukja e biznesmenit italian, mediat shkruajnë për konkluzionet e frikshme: Pecorelli mund të jetë grabitur dhe vrarë, lë

26 Janar 2021, 11:04 Nga DOSJA
Zhdukja e biznesmenit italian, mediat shkruajnë për konkluzionet e

ITALI– Mediat italiane kanë dalë në konkluzionin e frikshëm se biznesmeni Davide Pecorelli i zhdukur në Shqipëri që prej 6 janarit, mund të jetë grabitur dhe vrarë.

 “La Nazione”, shkruan se 45-vjeçari ka bërë disa lëvizje të çuditshme në fshatin Gjegjan, pak para se të zhdukej, duke lënë të nënkuptohet se mund të ketë rënë pre e grabitësve, të cilët për të zhdukur provat, e kanë vrarë më pas.

Sipas medias italiane, Pecorelli, pasditen e mbrëmjes që iu dogj mjeti, dhe vetë bashkë me të, ka ecur drejt Gjegjanit, është kthyer sërish, dhe për herë të dytë ka bërë të njëjtën rrugë. këto manovra, “La Nazione” i përshkruan si të çuditshme dhe si tentativë për tu ikur grabitësve.

Prokuroria italiane ka nisur gjithashtu hetimet për vrasjen e biznesmenit. Në pyetje është marrë edhe partnerja shqiptare e Davides që ka edhe një fëmijë me të. Biznesmeni italian, i cili kishte pasur vështirësi financiare në vendin e tij, kishte ardhur në Shqipëri me shpresën për të zgjeruar biznesin.

Davide Pecorelli rezulton i zhdukur që prej gjashtë janarit. Mbrëmjen e datë tetë janar u gjet mjeti i djegur i biznesmenit italian dhe që aty nisën hetimet.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet davide pecorelli zhduket davide pecorelli davide pecorelli zhduket davide pecorelli

Sondazh

Poll