Aktualitet

Atentat në Vlorë/ Qëllohet nga një makinë në lëvizje anëtari i bandës së Julian Sinanajt, Marjon Mitro porositi atenta

26 Janar 2021, 11:21 Nga DOSJA
Atentat në Vlorë/ Qëllohet nga një makinë në

VLORË– Marjon Mitro, 39 vjeç, banues në Vlorë ka rënë pre e një atentati paraditen e sotme. Në orën 10:00, Mitro po kalonte pranë bibliotekës së qytetit të Vlorës, në momentin që persona ende të paidentifikuar e qëlluan nga një makinë në lëvizje e llojit “Land Rover”.

Mitro u shmang në momentin që pikasi sulmin dhe për fatin e tij të mirë mori një plumb në krah e një tjetër e gërvishti në kokë. Ashtu, i gjakosur, 39-vjeçari shkoi me këmbët e tij në spital për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, ku dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.


Por breshëria e plumbave rrezikoi edhe jetën e qytetarëve në atë zonë. Madje, një prej tyre ka përfunduar në një dyqan ku shiten rroba, duke kaluar përmes xhamit të derës së tij.

Ndërsa makina me të cilën u krye atentati ndaj Marjon Mitros është gjetur e djegur vetëm tre orë pas ngjarjes. Në njoftimin zyrtar, Policia e Vlorës bën me dije se në aksin rrugor Vlorë- Selenicë, nga shërbimet e Policisë është konstatuar duke u djegur një automjet i braktisur i markës “Land Rover”, i cili paraprakisht dyshohet se mund të jetë i përdorur nga personat që tentuan të vrisnin Mitron.

Paraprakisht dyshohet se dy persona janë “kujdesur” për atentatin, ndërkohë që janë shoqëruar 8 dëshmitarë që kanë parëq nga afër gjithë çfarë ka ndodhur. Megjithatë në vendin e ngjarjes, edhe pse u qëllua disa herë për të eliminuar Mitron nuk janë gjetur gëzhoja, ç’ka ngre dyshimet se autorët kanë pasur ndihmës.

Kush është Marjon Mitro?

Marjon Mitro, nuk është i panjohur për Policinë e Shtetit. Ai është pjesë e bandës së vrasësve me pagesë të ‘killerit’ të rrezikshëm, Julian Sinanaj. Mitro është arrestuar disa herë nga Policia dhe rezulton të ketë një sërë precedentësh penalë. Ai ka qenë dënuar më herët me tetë vite burg, si pjesë e grupit të titolit në Vlorë. Mitro është arrestuar edhe më parë, gjatë vitit 2014, pasi akuzohej si porositësi i atentatit me bombë ndaj ish-Prefektit të Vlorës, Besnik Dervishi, ngjare e ndodhur në dhjetor të vitit 2013.

(f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet atentat marjon mitros marjon mitro plagoset marjon mitro atentat marjon mitros marjon mitro plagoset marjon mitro

Sondazh

Poll