Politike

25 prilli/Mesila Doda: Kemi firmosur me Bashën, çështja çame pjesë e programit! PBDNJ kthehet në problem kur merr urdhra n

25 Janar 2021, 22:12 Nga DOSJA
25 prilli/Mesila Doda: Kemi firmosur me Bashën, çështja

TIRANË– Sekretarja e Përgjithshme e Partisë për Drejtësi, Intregim dhe Unitet, Mesila Doda tha partia në të cilën ajo bën pjesë është në prag të një marrëveshje me Lulzim Bashën për zgjedhjet e 25 prillit. E ftuar në Report Tv, Doda ka bërë me dije se palët kanë firmosur që çështja çame të jetë pjesë e programit qeverisës nëse opozita fiton zgjedhjet parlamentare.

Ndërkohë që duke komentuar faktin se pjesë e koalicionit do të jetë edhe PBDNJ, partia e minoritarëve greke, Doda tha se nuk kanë probleme me ta, përsa kohë nuk marrin urdhra nga Athina.

“Ne jemi në mes të negociatave dhe të kemi mundësi të maksimilizojmë votat dhe të kemi kandidatë të mirë dhe të fitojë opozita, ku të paktën në 5 qarqe që PDIU është e fuqishëm në elektorat të ketë përfaqësuesit e saj. Me Bashën kemi firmosur për çështjen çame që të jetë pjesë e programit qeverisë, kjo është pika jonë e parë. PBDNJ është parti shqiptare që mbron minoritete dhe kjo duhet të vijë dhe për shqiptarët në Greqi. Në thelb nuk duhet të kishte një problem por problem ndodh kur vijnë urdhrat nga Athina. Ne kemi një marrëveshje me PD dhe jo me partitë e tjera. në këtë marrëveshje duhet çuar para çështja çame dhe kemi rënë dakord për një program të detajuar. Duke qenë shumë të sigurt për mënyrën si të shkojmë para atë gjithë bashkë do jetë një bashkëpunim i suksesshëm,”- tha Doda.

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike mesila doda zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021 mesila doda zgjedhjet parlamentare 25 prill 2021

Sondazh

Poll