Politike

Përgjimet e ‘Ndragheta-s’/ Nisma ‘Thurje’ kallëzon në SPAK Veliaj: Jepini fund pandëshkueshmërisë, mos na tregoni

26 Janar 2021, 07:35 Nga DOSJA
Përgjimet e ‘Ndragheta-s’/ Nisma ‘Thurje’

TIRANË– Lëvizja Nisma Thurje ka dorëzuar sot kallëzim penal në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organzizuar (SPAK) ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me përgjimet e publikuara së fundmi ku përmenden institucionet shqiptare dhe klani mafioz “Ndrangheta”.

Endri Shabani, kryetari i Nismës Thurje tha se SPAK duhet të veprojë dhe se tashmë e ka në dorë Veliajn, pasi ata vetë i kanë sjellë ‘gjurmët’ dhe t’i japin fund pandeshkueshmërisë.

“Deri tani janë sjellë në SPAK 1000 zyrtarë të lartë dhe sot ne kemi sjellë dosjen e 1001. Nuk vijmë më në SPAK. Kemi sjellë këtë dosje sepse besojmë se ende se SPAK nuk do t’i marrë të gjithë ata para që janë hedhur për reformën në drejtësi për të na treguar 1001 përralla. Nuk po merr fund epoka e pandëshkueshmërisë.  Kemi sjellë këtu disa fakte që janë në media. Sipas Kodit të Procedurës Penale SPAK nuk duhet të priste por të hapte hetim. Vërtet ne i kemi sjellë sot gjurmët SPAK-ut por ‘ujkun’ ata e kanë pasur këtu,”- tha Shabani.

I pranishëm në SPAK, Pano Soko tha se personat që e pësojnë nga rritja e çmimeve që u bëhet apartamenteve në mënyrë të palogjikshme, janë qytetarët dhe se kjo gjë duhet shmangur.

“Ata që e pësojnë nga rritje e çmimeve që u bëjnë apartamenteve në mënyrë të palogjikshme. Qytetarët nuk arrijnë të përballojnë çmimet e rrezikshme. Ky nuk është më qyteti i qytetarëve por i atyre njerëzve që kanë krijuar të ardhura nga droga. Ky investigim që shpresojmë që SPAK ta çojë deri në fund të në kthejë qytetin,”- tha Soko.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë. Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove. Deri më tani janë përmendur, biznesmeni Besnik Halili me pseudonimin Nik, Presidenca, këshilltari i presidentit Ilir Meta, Ilir Kulla Kryeministria e Bashkia e Tiranës, por këta të fundit pa emra konkretë.

(a.b;f.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

politike politike erjon veliaj ndragheta ne shqiperi nisma thurje erjon veliaj ndragheta ne shqiperi nisma thurje

Sondazh

Poll