Aktualitet

ARTIKULLI i BILD! 11 muaj në arrati, si u kap në Spanjë vrasësi shqiptar i kamerierit turk në Gjermani, historia prekëse,

25 Janar 2021, 16:43 Nga DOSJA
ARTIKULLI i BILD! 11 muaj në arrati, si u kap në Spanjë

GJERMANI– Një shqiptar, i dyshuar për vrasjen e një kamerieri në Gjermani, është arrestuar nga autoritetet vendase. I riu shqiptar, i identifikuar si Mariglen M. ishte në arrati prej 17 muajsh, dhe është prangosur nga Policia në Spanjë! 

35-vjeçari shqiptar dyshohet se ka qëlluar turkun Emrah K., 24 vjeç, mëngjesin e 7 gushtit 2019, duke e lënë të vdekur në trotuar. Prokurori i çështjes konfirmoi për BILD: Lëshuam urdhër-arresti për të. Tani është ekstraduar në Gjermani. Fillimisht BILD raportoi se i riu ishte vënë në pranga në Shqipëri, por informacioni i marrë nuk ishte i saktë. 

Historia e vrasjes së turkut nga shqiptari bëri shumë bujë në mediat gjermane, për shkak se kur forcat e rendit i dërguan gruas së turkut të ndjerë gjërat e tij personale, në zarf kishin shënuar aksidentalisht edhe emrin e vrasësit të dyshuar.

Gruaja e tij, Sonya K., u bë kurioze dhe nisi të hetojë personalisht, duke zbuluar se i dyshuari kryesor ishte larguar nga Gjermania. Më pas ajo pushtoi mediat duke bërë apel që ekzekutori i bashkëshortit të saj të prangosej. 

(k.m/dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet gjermani mariglen m. prangoset mariglen m. gjermani mariglen m. prangoset mariglen m.

Sondazh

Poll