Aktualitet

Ishte duke punuar me vinç, rrëzohet punonjësi i Bashkisë së Korçës, merr dëmtime në trup dhe thyen këmbën 

25 Janar 2021, 16:24 Nga DOSJA
Ishte duke punuar me vinç, rrëzohet punonjësi i Bashkisë

KORÇË- Një punonjës i Bashkisë Korçë është rrëzuar pasditen e sotme, teksa ishte duke punuar në vinç.

Burime për Dosja.al, bëjnë me dije se punonjësi Pavli Dajko, është dërguar me urgjencë në spital, ku mësohet se ai ka thyer një këmbë dhe ka marrë dëmtime në trup po për fat të mirë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se Dajko, ishte duke punuar për heqjen e zbukurimeve të Vitit të Ri. Ndërkohë grupi hetimor dhe policia ndidhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet pavli dajko pavli dajko

Sondazh

Poll