Aktualitet

Përmbytjet në Sukth/ Kryebashkiakja e Durrësit debate me banorët: Ju lutem hiqeni atë kamer tani… Qytetarja: Na bëni hal

25 Janar 2021, 15:44 Nga DOSJA
Përmbytjet në Sukth/ Kryebashkiakja e Durrësit debate me

SUKTH- Banorët e zonës së Erzenit në Sukth kanë debatuar me Kryebashkiaken e Durrësit Emirjano Sako, e cila ka shkuar të shoh nga afër situatën e përmbytjeve. 

Banorët i janë ankuar Sakos se shkak i përmbytjeve është dora e njeriut pasi sipas tyre Bashkia u kishte premtuar se do të merrnin 2 milion lekë për familje në vitin 2016 dhe sipas tyre ata nuk kanë marrë asgjë. 

Ndërkohë, Sako është zënë ngusht nga deklaratat e banorëve pasi këto të fundit i kanë thënë se fajet e i ka shteti, dhe madje në një moment Kryetarja e Bashkisë, ka kërkuar që të fiken kamerat. 


Siç shihet në video banorët janë tepër të revoltuar pasi sipas tyre blegtoria dhe buqjësia janë të ardhurat e tyre të vetme.

‘Na bëni hall. Ky nuk është ujë nga natyra. Ky është viti i dytë që përmbytemi. Kjo është e përmbytur nga dora e njeriut. Ne këtu na kanë vdekur njerëzit tanë 100 vjet, edhe ne do vdesim këtu, por nuk është përmbytur ndonjëhërë kjo lagje. Këtu është dora e njeriut. Ne na kanë hyrë uji dy metra. Unë kam djalin në kat të dytë që s’ka dalë nga shtëpia”,-thotë një banore gjatë debatit me kryetaren e bashkisë së Durrësit.

(a.k.dosja.al)

1 vit nga zgjedhjet e 25 prillit si e shikoni gjendjen e vendit:

View Results

aktualitet aktualitet emirjano sako emirjano sako

Sondazh

Poll